Leo Messi mori çmimin “Këpuca e Artë” për herë të tretë në karrierë pas shënimit të 46 golave sezonin e kaluar. “Këpuca e Artë” i jepet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve europiane dhe argjentinasi i Barcelonës e mori këtë çmim nga duart e ish-futbollistit legjendar të katalanasve, bullgarit Hristo Stoichkov.
Në dorëzimin e çmimit “Pleshti” u shoqërua nga presidenti i klubit Sandro Rosell, trajneri Tata Martino dhe shokët e skuadrës Xavi Hernandez, Jordi Alba, Adriano, Gerard Pique, Cesc Fabregas, Carlos Puyol Gerard Pique dhe Pinto.
Kjo është hera e parë që një futbollist e fiton tre herë çmimin “Këpuca e Artë”.
“Objektivi im nuk është Këpuca e Artë. Nuk ka qenë kur isha mirë e jo më tani. Unë mendoj vetëm për t’u rikthyer në fushën e lojës”, tha ylli i Barçës.
Messi ia dedikoi këtë çmim familjarëve dhe shokëve të skuadrës: “Si gjithmonë, ky çmim shkon për të afërmit e mi dhe për ata persona që po më qëndrojnë pranë në këto momente të vështira. Falenderoj edhe shokët pasi çmime të tilla unë nuk do i fitoja dot pa ndihmën e tyre.”
/ Top Channel
EDITOR
11 years ago
previous article
Abdesti nga pikëpamja shkencore: larja e duarve
next article
Egesta, studiuesja shqiptare që po habit Europën
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago