Zinxhiri i aktiviteteve të fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri” u pasurua edhe me një aktivitet me shumë. Aktiviteti i radhës ishte ligjërata e mbajtur në fshatin Studeniçan, sot më 22.11.2013.
Tema e kësaj ligjërate ishte “Toleranca në familje – përgjegjësi dhe obligim i çdo besimtari”, dhe u elaborua nga Esma Sherifi (teologe).
Ligjëruesja theksoi se qëllimi i krijimit të një familjeje të qetë dhe të lumtur arrihet vetëm kur bashkohen përpjekjet e çdonjërit anëtar të familjes, në të qenit të kuptueshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit. Ajo gjithashtu shtoi se mirësjellja në familje është një nga parimet kryesore që proklamon Islami, e për rrjedhojë, një nga elementet kyçe në jetën e çdo besimtari.
Pas përfundimit të ligjëratës, Asociacioni për Afirmimin e Gruas shpërndau edhe fletushkat me material informativ-vetëdijësues të botuara në kuadër të kësaj fushate.
Fushat “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri” do t’i shtrijë aktivitetet e veta edhe pjesë tjera të qytetit të Shkupit si dhe në qytete tjera të vendit.
Për t’i ndjekur aktivitetet e radhës klikoni në https://www.facebook.com/events/434070626714964/
Fushata do të zgjasë deri më 30 Nëntor 2013.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas