Kreu i Unionit të Dijetarëve Mysliman, Sheikh Jusuf el- Kardavi u bëri thirrje të gjithë palestinezëve që t’i japin fund ndarjes së tyre dhe të bashkohen para se të gllabërohen nga Izraeli.
Gjatë një ligjërate, Kardavi gjithashtu kritikoi udhëheqësit arabë, të cilët janë të zënë me gjoja se “frenimin e terrorizimit” në vendet e tyre, ndërsa kufijtë e shteteve të tyre janë duke u afruar kah Izraeli. Kardavi i përshkroi udhëheqësit arab si “hajdutë të revolucioneve” dhe u bëri thirrje atyre të ndalin shtypjen ndaj popullit të tyre.
Kardavi tha se Izraeli me dëshirë do të gllabëronte palestinezët dhe Xhaminë Aksa, por tha se palestinezët janë të fortë shpirtërisht, pavarësisht presioneve brenda vendit. Ai gjithashtu dënoi gërmimet e vazhdueshme nën xhaminë Al Aksa.
Kohët e fundit, kolonët izraelitë po mësyejnë pushtimin e Xhamisë Aksa pothuajse çdo ditë.
Ata po kërkojnë që Xhamia të ndahet mes muslimanëve dhe hebrenjve, për të shmangur përplasjet e mëtejshme. /mesazhi/
admin
11 years ago
previous article
Nxënësit shqiptarë në Manastir mësojnë në gjuhën maqedonase
next article
Në Shqipëri hapet shkolla e parë serbe
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago