Në fshatin Hamil të komunës Qendër në Fier është çelur shkolla e parë në gjuhën serbe. Rreth 100 fëmijë serbo-boshnjak do të ulën në bankat e kësaj shkolle.
Në ceremoninë e hapjes së shkollë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë Mirjolub Zariç.
“Duhet vlerësuar çelja e kësaj shkolle në fshatin Hamil. Shkolla jo vetëm mban ndezur dhe të gjallë gjuhën amtare për vetë komunitetin serb të kësaj zone, por është një domethënie dhe vlerë në marrdhëniet mes dy popujve si dhe shtetit shqiptar dhe atij serb”, është shprehur ambasadori Zariç.
Ndërsa kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo” Eqerem Duleviç, ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen në këtë ceremoni të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe drejtuesve vendor.
Në qarkun e Fierit jeton një komunitet prej afro 2000 familjesh serbo-boshnjake, transmeton Tema.
admin
11 years ago
previous article
Kardavi: Udhëheqësit arab, hajdutë të revolucioneve
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago