FRI-Shkup me datë 25.11.2013 organizoi tribunë me temë “Raportet ndërnjerëzore si dhe këndvështrimi islam mbi të”. Ligjërues i kësaj tribune ishte Mr. Sabahudin Jashari ligjërues nga Shqipëria. Në mënyrë mjaft të qartë dhe të thuktë ligjëruesi në fjalë elaboroi temën mbi raportet ndërnjerëzore.
Ai pohoi se “Islami urdhëron që njeriu ti rregullon raportet e tij me të gjithë njerëzit, qofshin ata myslimanë apo të besimeve tjera, këto janë mësimet Kuranore dhe mësimet profetike”. Ligjerata në fjalë u prit mjaft mirë nga auditori i gjerë, ku të pranishëm ishin nxënës dhe studentë të shumtë të profileve të ndryshme. Pas mbarimit të pjesës së  parë të ligjëratës të pranishmëve i’u dha mundësia që të parashtrojnë pyetje.
Vlen të përmendet se kjo tribunë është pjesë e aktiviteteve të FRI-Shkup.

Sabahudin Jashari (1)
“Raportet ndërnjerëzore si dhe këndvështrimi islam mbi të” – Mr. Sabahudin Jashari