Vëllezër dhe motra, ju e dini fort mirë se bajram nuk mund të ketë ai që mohon me fjalë dhe me vepër ramazanin dhe kurbanin. Sot, shumë njerëz i shoh të harlisur e të dalldisur me flamuj gjithandej duke festuar për një dëshirë dhe jo për një të vërtetë të prekshme. Penguesit historik të kauzës shqiptare këtë pluhur e duan, ngase populli i mbërthyer prej emocioneve nuk do të pyet se ku mbeti amaneti i të parëve, ku jemi sot dhe përse kemi ecur me hapa të ngadalta duke u kthyer shpesh mbara me hapa të shpejtë. Madje dëgjoj për një marsh, marsh që në vend se ta ketë si pikënisje fakultetin, do të ishte shumë më i sinqertë të bëhet brenda vetë godinës së fakulteteve dhe brenda disa shkollave të mesme, të cilët me disa profesor të shitur e të paditur, në të vërtetë mbytën e masakruan arsimin shqip, me këtë edhe kauzën shqiptare e njerëzore.
Të tjerët ia kanë gjetur fort mirë formulën shqiptarëve. Le të kalojnë kërkesat dhe faljet e tyre në folklorizëm e në mitizim, mënyrë kjo e përsosur për t’i harruar kërkesat e vërteta dhe padrejtësitë e shumta që sot bulëzojnë harbueshëm në mjedisin tonë.
Sot, sa njeriu vuan në burg pafajësisht, ndërsa në anën tjetër sa shkrime, vepra a fjalime në formë thirrjeje dhe kushtëzimi i dëgjojmë për fatin e tyre? Secili që sot me dalldi feston duke përqafur edhe kriminelin, të shiturin, servilin e spiunin vetëm pse mund ta ketë një flamur kombëtar në dorën e tij keqbërëse, le ta pyet veten ndershmërisht (kuptohet nëse pak grimcë ndershmërie i ka mbetur), fundja mos t’i përgjigjet askujt. Pyetja do të ishte: Çka kam bërë unë për këtë vend? Sa herë e ngrita zërin si intelektual e bujk për malin e padrejtësive? Kur isha vetëm me të tjerët teksa ata me përdhosjeje flisnin për shqiptarët, si u kundërpërgjigja unë, ose heshta prore nga shkaku i frikës për një rrogë, ose për një mosprishje qejfit të atij që paska në dorë kruan ku unë furnizohem për çdo mëngjes të hershëm me ujë.
Vëllezër e motra, mund t’ju dukem i tepërt, por unë kam argumente të tepërta që mund ta mbroj këtë “tepri”! Unë qyshkur i largova emocionet, fillova të mendoj se sa të thatë që jemi, sa shumë e duam drejtësinë duke e urrejtur njëkohësisht njeriun e drejtë, si dhe sa shumë e duam bashkimin kombëtar duke i përqafuar penguesit e këtij bashkimi.
admin
11 years ago
previous article
U r i m
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago