I
Eja,
Të lutem, eja!
Sa kam nevojë për ty,
Të më shpëtosh nga terri i kësaj bote,
Eja se dua ta shoh diellin si lind.
 
Eja, se po të vish ti, kësaj bote do t’i ndalen gjakrat,
Do t’i qetësohet mllefi, do t’i shuhen flakët.
 
Zemrat do të qetësohen, shpirtrat do t’zgjohen nga gjumi,
Veç me të parët tënd, çdo brengë timen do ta marrë lumi!
 
II
O Zot! Po të vije ti, unë s’e di ç’do të bëja,
Nga hutia do të shtangesha, nga lumturia do të fluturoja!
Ashtu e si e shashtisur do të ndalesha para teje, e tëra e qullur në lotë,
Dhe përsëri s’do të dija ç’të bëj,
Veç sytë e mi nga ti s’do të mundesha t’i shqep dot.
 
Shqipe Palloshi