Kina ka nisur misionin e saj të parë në Hënë, që është hapi i radhës ambicioz i superfuqisë aziatike në programin hapësinor.
Raketa përfshin një modul ulje dhe një robot me gjashtë rrota të quajtur Yutu. Raketa hapësinore pritet të mbërrijë në hemisferën veriore të Hënës në mes të dhjetorit. Televizionet shtetërore kineze, fiksuan foto direkte nga nisja e raketës Long March 3B.
Kjo do të jetë pajisja e tretë robotike që do të ulet në sipërfaqen e Hënës. Ajo konsiderohet e sofistikuar pasi përmban radarë që mund të depërtojnë në thellësi të sipërfaqes hënore.
Roboti mund të ngjisë shpate me pjerrtësi 30 gradë dhe të ecë me një shpejtësi 200 metra në orë, bën me dije Instituti i Kërkimeve Aeronautike të Shangait.
Javën e kaluar, profesori kinez Ouyang Ziyuan, kozmokimist dhe gjeokimist, tha për “BBC”-në, se “Kina ka nevojë për ekipin e saj intelektual, i cili mund të eksplorojë krejt sipërfaqen hënore apo më tej sistemin diellor”.
Që prej vitit 1972, kur SHBA-të nisën misionin Apollo në Hënë, asnjë njeri nuk ka mundur të shkelë sërish mbi sipërfaqen e saj.
/Start/E.SH/