Të paktën 65,77 për qind e kroatëve i thanë ”jo” martesave homoseksuale në referendumin e organizuar dje, ndërkohë që në favor ishin 33,62 për qind e tyre, pas numërimit të 99 për qind të votave, njoftoi një komision elektoral.
Zgjedhësit kroatë ishin thirrur në referendum për t’u pyetur nëse ishin dakord me kushtetutën e tyre, që e përcaktonte martesën si lidhjen e një burri me një grua.
Kundër këtij përcaktimi votuan 33,62 për qind e zgjedhësve, ndërkohë që 0,62 për qind abstenuan.
Referendumi u kërkua nga organizata ultrakonservatore ”Në emër të familjes”.