Ditën e shtunë, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika, ka zhvilluar orën e parë të mësimit të rregullt me studentët e doktoratës të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Shkolla e doktoratës e Universitetit të Evropës Juglindore, e cila këtë vit ka filluar për herë të parë, po përcillet me një atmosferë pune dhe pjesëmarrje aktive të studentëve në ligjërata.
Studimet e doktoratës përbëjnë ciklin e tretë të arsimimit në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe kanë të bëjnë me një nivel më të lartë të studimeve në periudhë prej tre vjetësh, duke përfshirë përvetësimin e njohurive specifike në fushën e kërkimit shkencor të bazuar në një punë të pavarur dhe origjinale në arritjen e rezultateve përkatëse shkencore. Deri më tani, në UEJL, ka pasur regjim mentorial të doktoratës.
Studimet e doktoratës, tashmë kanë sjellë një standard të ri pa të cilin nuk është e mundur të imagjinohet pothuajse asnjë aktivitet në aspekt të hulumtimit dhe formave moderne të komunikimit shkencor.
/tetova1/
admin
11 years ago
previous article
Ministria e Mbrojtjes do pranoj 160 ushtarë profesionist. Ja kushtet që duhet të plotësohen
next article
Shejh Jusuf el Karadavi jep dorëheqje nga Ez'heri
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago