Dijetari i shquar Shejh Jusuf el – Karadavi ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i lartë i Dijetarëve të Al-Azhar-it, që përfaqëson organin më autoritativ dhe prestigjioze fetar.
“Unë ia paraqes dorëheqjen time popullit të madh egjiptian, dhe krerëve të Azharit,” tha dr.Karadavi, i cili shërben gjithashtu si president i Unionit botëror të Dijetarëve mysliman.
Dijetari i shquar vazhdoi të pohoj se posti i kreut të Al- Azharit është uzurpuar nga grushti ushtarak i Egjiptit.
Kreu i Az’harit, Imam Ahmed Tayeb haptazi mbështeti ushtrinë egjiptiane, e cila më 3 korrik largoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi.
Që nga ajo kohë, Kardavi ka qenë një kritik i hapur i përmbysjes së Mursit dhe në mënyrë të përsëritur ka dënuar sundimtarët ushtarak për veprimet e tyre.