Amazon, shitësi më i madh online, po teston avionë të vegjel pa pilot si “postier” të mallrave apo produkteve qe blejnë klientët.
Drejtori ekzekutiv Xhef Bezos tha për programinin “60 minuta” të CBS se “avionet e quajtur “Okto/kopters” mund të shpërndajnë pako që peshojnë deri në 2.3 kg, 30 minuta nga kryerja e porosisë. Megjithatë, kjo nuk është dicka që mund të ndodhë së shpejti për të arritur ketu do të duhen të paktën pese vjet.
Së pari, Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, duhet të miratojë përdorimin e avionëve pa pilotë për qëllime civile. Shërbimi do të quhet “Prime Air” dhe vjen në kohën kur kompania më e madhe e shitjeve në internet, po perpiqet te përmirësojë efikasitetin dhe të nxisë rritjen ekonomike.
Amazon, përmes një video, të publikuar në faqen e saj, tregoi se si një avion pa pilot merrte nje pako, në nga magazinat e saj dhe e dërgonte ate në shtepinë e një blerësi. Administrata Federale e Aviacionit ka miratuar përdorimin e avioneve pa pilot për policine dhe agjensi te qeverise, duke leshuar 1400 leje këto vitet e fundit.
Hapsira ajrore pritet të hapet për të gjithë llojet e avioneve pa pilot ne Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, ndërsa në Europë më 2016. Nje prej eksperteve te “mjeteve fluturuese te pamonovruara” (UAV) nga Universiteti “Central Lancashire” shpjegoi se “rregulloret ne fuqi po perpiqen te minimizojne rrezikun e demtimit te njerezve ne terren”.
Zukal, kompania australiane e marrjes me qera te librave deklaroi në fillim te ketij viti se do te nise perdorimin e avioneve te vegjel pa pilot per shperndarjen e tyre, duke nisur nga viti 2015 nëse kjo miratohet nga Autoritetit i Sigurise se Aviacionit Civil. Ligjet ne Australi lejojne perdorimin e avioneve të tillë për qellime tregtare.