Në tregjet evropian blerësisht shpesh mashtrohen për shkak të krizës ekonomike, si rezultat i së cilës po ndiqet po kursehet në kontrollet, kurse prodhuesit dhe shitësit janë nën presion të vazhdueshëm që të ofrojnë ushqim më të lirë, në veçanti në vendet ku ka rënie drastike të fuqisë vlerëse.
Vetëm njëri nga skandalet e zbuluara  ka qenë se nga mishi i derrit përgatitet një produkt që shitet si kallamar, respektivisht zorra e trashë e derrit pritet në pjesë të vogla, fërgohet dhe lyhet me lëng limoni dhe mashtrimi është gati. Normalisht kjo nuk është e vetmja. Të gjitha këto mashtrime në industrinë ushqimore i preznatoi revista “Der Spiegel”. Këto mashtrimi i konfirmuan edhe parlamentarët evropian.
Disa prej tyre njoftojnë se këto mashtrime kanë marr hov dhe duhet të merren masa për parandalimin e të njëjtave.

Sipas deputetet Ester de Lanxh, produktet që më se shpeshti falsifikohen janë: vaji i ullirit, peshku, mishi, ushqimi organik, qumështi, drithërat, mjalta, kafeja, çaji, mëlmesat deh disa lëngje frutash, kurse ajo që është më e keqja bëhet fjalë për produkte për përdorim të përditshëm.
Kështu që peshqit që shiten si produkte me përkujdes të veçantë janë peshq të gjuajtur në ujërat oqeanore dhe të ruajtura nga disa vite në frigorifere të ndryshme, mjalta përfitohet nga produkte të lëngjeve të sheqerit e jo nga puna e mundimshme e bletëve.
Në lëngjet e frutave nuk ka fruta, kafeja përzihet me përmbajte të lira, vezët që shiten si vezë organike janë krejt diçka tjetër…bile edhe kripa industriale që përdoret për shkrirjen e akullit shitet si kripë kuzhine, kurse në produktet e mishit të kafshëve shitet mishi i kalit. Këto janë vetëm disa nga mashtrimet në industrinë ushqimore, paralajmëron evrodeputetja Ester.
Në bazë të disa analizave, të disa pashtetave të mishit analizat kanë treguar se në to nuk ka pasur aspak mish.
Në një analizë të inspektorateve në Islandë, në testimin e 16 deklaratave të produkteve të ndryshe, asnjëra nuk ka treguar në përmbajtjen e vërtetë që është shënuar.

Në Napoli të Italisë, inspektoratet kanë konfiskuar tre tonelatata bukë të lirë për shkak se në të janë gjetur përmbajtje druri, thonjë dhe ngjyrëra. Druri i bluar ka qenë prezentë pasi se në agro-mafinë druri është më i lirë se mielli. Kjo bukë ka përfunduar në kopshtet zoologjike.
Sipas revistës “Il Sole 24 ore” agro-mafija në Itali vitin e fundit ka kontrolluar 12% të bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit në një vlerë prej 14 miliardë euro.
E tmerrshme dhe më e trishtueshmja
Gjithmonë ka raste ekstreme që të bëjnë vërtetë të brengosesh se çka po han njeriu. Kështu që larg Evropës, në Kinë kanë konfiskuar 20 000 tonelata mish dhe janë burgosur 900 prodhues të deklaratave të rrejshme dhe shitjes së produkteve ushqimore helmuese. Kështu që si mish i gjedheve dhe deleve është shitur mishi i minjëve dhe dhelprave.
Si shkak për mashtrimet më të shpeshta Ester e ka potencuar krizën ekonomike.

Në bashkëpunim me Interpolin, Zyra evropiane policore Europol në luftë kundër mashtrimevem e ushqime dhe krimin e organizuar ka konfiskuar më se 135 tonelata ushqim, eshtra për supë dhe vaj ulliri, e deri te tartufet dhe kaviarin.
Operacioni i përbashkët “Opson II” ka përfshirë 29 vende anë e kënd botës dhe ka rezultuar me zbulimin e sasive të mëdha të sojës dhe lëngut të portokallit si dhe sasi të madhe të peshkut, frutave të detit, mishit e kështu me radhë, të gjitha këto produkte të domosdoshme për konsumimin e përditshëm. /albtime