5 dhjetori është dita botërore e vullnetarëve.
Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet
dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri.
Organizatat e ndryshme joqeveritare shprehen mjaftë të kënaqur për vetdijësimin e të rijëve për të punuar në mënyrë vullnetare.
Kryqi i Kuq i Maqedonisë, me degët e saja, në regjistrin e saj evidenton mbi 7000 vullnetarë, tha Linda Mustafa, nga sektori për marrëdhënie me opinion.
‘Statistikat nga viti 2012 për Kryqin e Kuq në nivel republikan flasin për 7200 vullnetarë, Komunat ku janë të përfshira me shqiptare atje kemi një numër më të madh ‘ tha Mustafa.
I madh është numri edhe i atyre që aktivizohen në Forumin Rinor Islam, potencon Fisnik Shabani.
‘Forumi Rinor Islam për cdo vit vepron në sferën të rinjve duke i motivuar dhe duke i inkuadruar ata nëpër aktivitete tona. Aspekti vullnetar i të rinjve tek organizata jonë vit pas viti është duke u theksuar më shumë. FRI, si anëtarë ka të regjistruar mbi 1 mijë të rinjë në nivel republikan të cilët punojnë dhe japin kontribut në sfera të ndryshme’ tha Shabani.
Forumi Rinor Arsimor, në krye me Dona Kosturanova, përshëndet interesimin e të rinjëve për tu bërë pjesë e aktiviteteve të përditshme vullnetare.
‘Organizata jonë tenton ti nxis të rinjtë të kyqen nëpër akte vullnetare nëpër organizata të ndryshme apo edhe nëpër institucione shtetërore me qëllim që të marrin përvojë praktike pune, ndërsa ne punojmë me organizata dhe u ndihmojmë që të gjejnë mënyrë si ti menaxhojnë vullnetarët. Interesant është se në Maqedoni nuk njihet vullnetarizmi dhe nuk ka libreza vullnetarizmi dhe kjo shpesh ua humb kurajon atyre. Në Organizatën ka shumë vullnetarë, ka nxënës dhe shumë studentë apo edhe që e kanë kryer fakultetin në Shkup dhe qytetet tjera’ nënvizon Kosturanova.
Si u vendos kjo ditë?
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj., dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të Bashkuara./Portalb
admin
11 years ago
previous article
Ankohen botuesit shqiptarë
next article
Telefoni me dy ekrane “YotaPhone” del në shitje
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
44 mins ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
46 mins ago