Atifete Jahjaga Kryetare e R. së Kosovës deklaron se nuk do të lejohet asesi bartja e shamive në shkollat publike.
Kryetarja e R. së Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se nëpër shkolla publike në Kosovë nuk do të lejohet mbajtja e shamisë, duke thënë për të njëjtën çështje se “Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet, sepse Republika e Kosovës është shtet laik”,(interviste për emisionin Rubikon të KTV-së).
Parashtrohet pyetja,: çka ka lidhje shteti laik me veshjen e një qytetari të tij?
Shteti është laik dhe feja nuk ka asnjëfarë të drejte të përzihet në ligjvënien e tij, veprimtarinë e tij etj. Edhe pse, nuk ka ligj që vjen në Kuvend e që mos të jetë në përputhje me traditat, zakonet, vlerat e shoqërisë së tij, si shtet. Që vjen në pah se mbasi shteti I Kosovës ka rreth 95% të muslimanëve si qytetarë të tij, atëherë a janë ligjet në përputhje me traditat, zakonet, vlerat e qytetarëve të tij, ose kjo përqindje është e rrejshme?
Le ta lëmë anësh ligjvënien dhe shtetin. Le të mendojmë nga një këndvështrim tjetër, duke mos përzier aspak fenë dhe shtetin.
Çka ndodh me rininë tone sot? A mendohet dikush thellë dhe duke analizuar shkaqet dhe pasojat e aq shumë devijimeve të tyre, fatkeqësive dhe çrregullimeve psiko-fizike-sociale të tyre!? A mendohet dikush se përse rinia jonë vuan nga lëndët narkotike, prostitucioni, lëshimi I shkollave, abortimet e shumta nga shtatëzënia e hershme, amoraliteti në çdo fushë, mos respekti ndaj familjes, prindërve dhe më të moshuarve…A mendohet dikush se përse vijnë këto pasoja!? Nga shumë shkaqe tjera, mbasi është çështja tek vajzat dhe mbulimi I trupit të tyre, le të analizojmë këtë çështje dhe të hapim disa pyetje që ndoshta do të zgjojnë interes dhe përkushtim tek qytetarët e të analizojnë më thellë këtë çështje në mënyrë të veçantë.
Përse merret shamia si sebep?! Përse nuk shkohet në pyetjen se femra thjeshtë mbulon trupuin e saj, dhe ajo shpreh dëshirë të mbulojë edhe flokët e saj! Si e tillë ajo nuk bie në provokim të askujt nga shoqëria e saj e anës mashkullore, ajo as nuk provokon mësimdhënësat por as të tjerët jashtë shkollës. Thjeshtë ajo mbron veten e saj nga pasojat e padëshiruara por mbron edhe anën mashkullore nga pasojat psiko-fizike që janë si shkak i provokimeve nga ana femërore. Le të bëjmë një krahasim, për të lënë të vijmë në përfundime personale nga eksperienca jonë e përditshme, nga ajo çka e kemi pare ose dëgjuar vet secili prej nesh.
A është më mire të shkosh në shkollë me fustan të gjërë e të gjatë ose pantallona të gjëra dhe bluzë të gjërë, me kundra të rrafshta, pa shminka, duke mbuluar edhe flokët e tua, ose më mire është të shkosh me pantolla të ngushta, bluzë të ngushtë, taka e shminkuar. me flokë të rregulluara?!
Kush do të provokohet nga njëra dhe kush nga tjetra palë?
Me cilët nxënëse do të jetë mësimi më produktiv, me njërën ose palën tjetër?
Cila pale do të ketë më shumë pasoja psiko-fizike-sociale?
A është shkolla vend ku duhet të përfitojmë dije apo vend ku duhet të tregojmë modë, provokojmë shokët ose mësimdhënësat ose vend ku duhet të shfryjmë epshat tonë?!
Duke mos e zgjatur më shumë dhe duke lënë anësh gjykimin subjektiv, duke pasur parasysh eksperiencat e hidhura ose të kënaqshme nga jeta e çdokujt nga ne, duke qenë të sinqertë, realist dhe objektiv, le të mendojë secili nga ne se në fakt: ku na çon veshja dhe ku zhveshja qoftë e meshkujve qoftë e femrave?!
Çështja më me rëndës në jetën e çdokujt është të mos bie pre fjalëve dhe veprave të dikujt tjetri, por të jetë vetë-gjykues, objektiv, realist dhe I sinqertë në çdo vendim!
admin
11 years ago
previous article
Çdo ditë nga 60 kinezë pranojnë Islamin
next article
Obeziteti, sëmundja e shekullit
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago