Shkencëtarët kanë zbuluar se temperatura në një varg malor në Antarktik, ulen madje nën minus 91 gradë Celsius. Në këtë vend, sytë, hunda dhe mushkëritë ngrihen për disa minuta.
Ky rekord është zbuluar nga shkencëtarët nga Qendra amerikane e Borës dhe Akullit, dhe për këtë kanë përdorure satelitët që matin temperaturën. Vendi më i ftohtë është 3799 metra mbi nivelin e detit, në një mal të quajtur Dome Fuji.
Ky është vend më i ftohtë se ai i stacionit kërkimor rus në Vostok, ku temperatura më e ulët e matur ishte minus 89,2 gradë Celsius. Shkencëtarët besojnë se në malin Fuji Dome ka vende që janë edhe më të ftohta, sepse satelitët e matin temperaturën mesatare për kilometër katror, raporton Daily Mail.
Telegrafi ju përkujton se vendi më i ftohtë në botë është fshati rus Oymyakon, ku temperatura mesatare në janar është minus 50 gradë Celsius.