Dikur dy yje të estradës, dy njerëz të kërkuar, njëri producenti më i kërkuar në trevat shqiptare e edhe në Ballkan (Enis Presheva), ndërsa tjetri vokalisti më i dalluar dhe më mbresëlënës për njohësit e mirë të muzikës (Petrit Çarkaxhiu “Rrusta”), anëtar i Grupit “Jericho”.
Por, që të dy të ngopur me jetën e kësaj bote të lodhshme, largohen nga muzika dhe vazhdojnë rrugën që Allahu i Madhëruar u ka kërkuar besimtarëve që të jenë të devotshëm, praktikues të namazit.
Ish-producenti Enis Preshav dhe vokalisti i grupit “Jericho” Petrit Çarkaxhiu, janë parë së bashku gjatë ligjëratës së hoxhë Enis Rama, një nga hoxhallarët që ligjëratat e tija kanë bërë që numër i madh i studentëve dhe njerëz nga jeta e ashtuquajtur “show  bizit”, të jenë përcjellës të rregullt të mësimeve fetare.

Enis Presheva ishte deklaruar edhe më herët publikisht se kishte braktsiur përgjithmonë punën me muzikën, duke respektuar urdhrin e Allahut, ndërsa deri më tani Petrit Çarkaxhiu përveç se është parë në ligjërata, nuk ka dalë me prononcim nëse edhe ai ka braktisur muzikën, në shenjë respekti të urdhrit nga Allahu dhe feja islame.
Në vazhdim ju sjellim dhe ligjëratën në të cilën këta dy ish-anëtar të estradës muzikore shqiptare,ishin prezent. / Portalb