Me përfundimin e ndeshjeve në grupe është plotësuar kuadri i 16 ekipeve të kualifikuara në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Tashmë gjithçka është gati për shortin e së hënës në Nion (ora 12:00), ku do të përcaktohen çiftet e 1/8-ve.
Kjo është ndarja e vazove:
Fitueset e grupeve: Mançester Junajtid, Real Madrid, Paris Sën-Zhermen, Bajern Mynih, Çelsi, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, Barcelona
Të dytat e grupeve: Bajer Leverkusen, Gallatasaraj, Olimpiakos, Mançester Siti, Shalke, Arsenal, Zenit, Milan
Sipas rregullores, nuk mund të ketë përplasje mes ekipeve që kanë qenë në të njëjtin grup në fazën paraardhëse dhe as mes atyre nga i njëjti shtet. Pritet të kemi dy supersfida, me Arsenalin dhe Mançester Sitin që do të ndeshen me ekipe nga vazoja e parë.
Skuadrat e vazos së dytë t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e para më 18/19 dhe 25/26 shkurt, kurse sfidat e kthimit janë programuar për më 11/12 dhe 18/19 mars.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Gratë turke që mbajnë shami mund të bëhen ambasadore të Turqisë
next article
U hap 'Kapitoll Moll' në Shkup (FOTO)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
15 mins ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
17 mins ago