Në katër komuna, Qendër, Karposh, Lisiçe dhe në Tetovë është ndezur alarmi i kuq. Matjet tregojnë se prezenca e grimcave “PM 10” është në nivel shumë të lartë. Në qytetin e Kërçovës në “nivel të lartë”. Këto grimca, së bashku me ato edhe më të imtat “PM 2,5”, janë ndër më të rrezikshmet dhe janë shkaktues të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të mushkërive, por edhe të kancerit dhe të lindjeve të parakohshme. Sa është sasisa e grimcave të rrezikshme “PM 10” në ajër nuk e dijnë qytetarët e 11 komunave, gjegjësisht qyteteve – atje ato aspak nuk maten. Këtë vit, vetëm te ky lloj i ndotjes, stacionet matëse kanë regjistruar vlera që i tejkalojnë ato normale. Edhe pse gjatë vitit lejohen vetëm 35 ditë të ndotura, të dhënat janë frapante, dhe në disa raste si p.sh. në Tetovë, ndotja mbi nivelin e lejuar është regjistruar madje në 292 ditë.
Paguajmë për mjedis jetësor – e çka fusim në trup nëpërmjet ajrit?
OJQ-të e ndezën alarmin, kryetari i komunës së Shkupit me rekomandime, por jo edhe me masa për zbutjen e gjendjes me ndotjen e ajrit, ndërsa kapaciteteve industriale u ka mbetur edhe pak kohë deri në prill, kur duhet t’i fusin në përdorim standardet ekologjike.
Diagnoza është caktuar, shkaqe për të ndërmarrë masa ka, por pse nuk bëhet diçka – pyesin ekologjistët. Mirë është që qyteti i Shkupit dha rekomandime, por nevojiten masa, vlerëson për “Portalb”-in Jovan Mazganski nga shoqata ekologjike Ekoskop.
“Rekomandimi që të mos dilet jashtë ose të rihet shtëpi nuk është ndonjë masë, nuk mund të ndihmoni nëse ndonjërin e lidhni në shtëpi. Nevojiten hapa të tjerë, do të thoja se rekomandimet e tanishme më tepër janë ekzibicione se sa masa që do të ndryshonin diçka rrënjësisht. Mirë është që ka stacione matëse, por ato duhe të vihen në funksion të asaj që të dihet saktë se cila është gjendja në terren”, thotë Mazganski.
Sipas të dhënave, kualiteti i ajrit matet në 18 stacione matëse, të shpërndara në rajone, qytete dhe komuna të ndryshme. Bëhet analizë e gjashtë substancave të ndryshme që e ndotin ajrin. Ja cilat janë ato:
CO – monoksidi i karbonit, gaz pa ngjyrë dhe helmues. Për ndotjen nga ky gaz ka të dhëna vetëm për pesë komuna.
NO2 – gaz me reaktivitet të lartë. Edhe ai matet vetëm në pesë komuna.
O3 – prezenca e shtuar e ozonit është karakteristike për periudhën e verës, veçanërisht në rajonet rurale, ku me anë të erës mund të bartet edhe me qindra kilometra. Matet në shtatë komuna, ndërsa të dhëna për nëntë komunat, gjegjësisht rajonet e tjera – nuk ka.
PM 2,5 – grimca të suspenduara që përbëhen nga materie të forta në formë të tymit, avullit. Numërohen në grupin e substancave më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Të dhëna për prezencën e saj ka vetëm për komunën Qendër – alarmi është në nivel shumë të lartë. Qytetarët nga të gjitha komunat dhe qytetet e tjera nuk dijnë për ndotjen me këtë substancë, e cila drejtpërdrejt nëpërmjet mushkërive futet në të gjitha organet dhe shkakton sëmnudje dhe pasoja serioze.
PM 10 – poashtu janë grimca të vogla me fuqë të madhe shkatërruese për organizmin e njeriut. Lehtë barten me qindra kilometra. Në ditën e kaluar të javës që kaloi, alarmi i kuq për shkak të pranisë së lartë të tyre u ndez në 4 komuna: Qendër, Karposh, Lisiçe dhe Tetovë.
SO2 – dioksidi i sulfurit si gaz ngulfatës në koncentrime të larta mund të paraqitet edhe në formë të shiut acidik. Është regjistrua nivel i ulët i prezencës në gjashtë komuna, për të tjerat nuk ka të dhëna.
Sipas Ligjit për kualitet të ajrit, për shembull vlera e grimcave më të rrezikshme PM 10 nuk duhet ta tejkalojë nivelin e lejuar më shumë se 35 ditë në vit. Të dhënat nga gjendja në terren janë dramatike – numri i ditëve me ndotje të tepërt është për 5 herë më e madhe se sa niveli i lejuar.
“Me shëndetin nuk mund të luhet, edhe pesë ditë janë periudhë tepër e gjatë kur flasim për pasojat. Sipas zgjidhjeve aktuale, masa të jashtëzakonshme duhet të ndërmerren nëse 10 ditë, me pauzë të shkurtër ndërmjet tyre, matet ndotje e vazhdueshme mbi nivelin e lejuar. Sipas meje, kufiri duhet të zbritet në dy ditë, gjegjësisht pas ditës së tretë të ndotjes së pandërprerë të ndërmerren masa të jashtëzakonshme”, vlerëson ekologjisti Mazganski dhe thekson se tashmë askush nuk duhet të amnestohet nga përgjegjësia.
“Përgjegjës janë të gjithë për të cilët kanë votuar qytetarët, duke filluar nga kryetarët e komunave, këshilltarët komunalë e deri te deputetët”, thotë Mazganski.
Përderisa organet kompetente bënë me gisht drejt qytetarëve – si ndotës, ekologjistët, por edhe arkitektët konsiderojnë se shkaku duhe të kërkohet në dy çështje: në ofanzivën ndërtimore, veçanërisht në qendrën e metropolës dhe në prerjen e drunjve në mjediset urbane.
“Prerja e drunjve, mungesa e hapësirave të gjelbra nga njëra anë dhe ndërtimet, gjegjësisht betoni, që u bënë veçanërisht problematike, dhe nga ana tjetër kontribuan për ngulfatjen e qytetit, pamundësi ajrosje, për qarkullim të ajrit”, sqarojnë arkitektët.
Nuk guxon të ketë amnesti për përgjegjësinë me të cilën duhe të ballafaqoehn organet kompetente, thekson Mazganski.
“Ministria për mjedis jetësor ka edhe shtojcë tjetër, gjegjësisht një fjali në emrin e saj “Minisitria edhe ër planifikim hapësinor” – dhe këtu duhet të shtohet aktiviteti, kompetenca dhe kontrolli i saj. Nuk mund çdokush të ndërtojë ku t’i kujtohet, prandaj Ministria për mjedis jetësor duhe të japë udhëzime se si dhe ku do të ndërtohet. Çështje tjetër është ajo se këto probleme nuk mund të zgjidhen brenda natës. Ne kemi një gjendje absurde, në të cilën, si qytetarë, nëpërmjet karburanteve, pagesave rrugore paguajnmë për ekologji, e gjatë kësaj nuk e dijmë se ku përfundojnë këto para, sa është ajo shumë dhe në fund a harxhohen ato para për projekte ekologjike”, thotë Mazganski.
Për shkak të tejkalimit të vlerave kufitare, mu për grimcat e rrezikshme PM 10, kryetari i komunës së Shkupit, qytetarëve u rekomandoi disa gjëra: të rijnë në shtëpi, të mos i ajrosin hapësirat, të mos shfrytëzojnë pajisje për ngrohje dhe përgatitje të ushqimit që punojnë me karburante fosile. Nga LSDM-ja opozitare, fajin për këtë gjendje e shohin te politikat aktuale, të cilat sipas partisë janë në mbrojtje të interesave afariste të pushtetit e jo të qytetarëve, duke përmendur disa vende ku janë shkatërruar parqet: parku përballë hotelit Bristol, për ndërtesë administrative, parku para Shtëpisë së ARM-së, parku Gruaja luftëtare, për vendosjen e përmendoreve, parku para QKI-së, për garazhë me kate, parku prapa Kuvendit të RM-së, për garazhë me kate, parku prapa postës qendrore, për garazhë me kate në stilin barok, dhe dy parcelat e gjelbërta rreth sheshin Maqedonia, për hotel.
/Portalb/
admin
11 years ago
previous article
Erdogan: T’i shpëtojmë refugjatët sirianë nga uria dhe mjerimi
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
19 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
19 hours ago