Ministri i Drejtësisë në Gjermani Jochen Hartloff, sërish ka propozuar që disa pjesë të sistemit ligjor të merren nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor Gjerman. Por, propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne vetëm në mënyrën gjermane./Express
Megjithatë ai vazhdoi me propozimet e tij, i bindur në dobinë e implementimit të tyre, pas kritikave ai bëri propozimin e hapjes së Gjykatave Islame të cilat do të gjykonin disa çështje të caktuara.
Hartloff tha për tabloidin berlinez “BZ” se ai besonte fuqishëm se të paktën Gjykatat Sheriatike në formën e arbitrazhit janë të mundshme edhe në Gjermani dhe ato do të lehtësonin proceset gjyqësore.
Në këtë rast disa nga veprat që mund të gjykoheshin janë çështjet e pasurisë, divorcit dhe trashëgimisë. Veçanërisht është lehtë e mundshme kur të dy palët i pranojnë Gjykatat Sheriatike. Sheriati ka mundësi të pranohet në formën moderne deklaroi Hartloff.
Kjo nuk është hera e parë që ky ministër kërkon futje të ligjit mysliman në ligjet aktuale gjermane. Ai edhe vitin e kaluar ka dhënë propozime të tilla./Almakos
admin
11 years ago
previous article
Afër 80 punësime të reja në Spitalin Klinik të Tetovës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago