Ish anëtari i grupit Pink Floyd Roger Waters ka shkaktuar trazira në opinionin publikë pasi që e ka krahasuar sjelljen e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve sikur me atë të Nazistëve gjermanë.
70 vjeçari ka thënë.
“Ajo se çfarë ka ndodhur në vitet 1930 në Gjermani me atë që po ndodhë sot në Palestinë është shumë e ngjashme.
Në Gjermani atë botë ishin shumë njerëz që pretendonin se krimet ndaj Jahudive nuk po ndodhnin prej vitit 1933 deri më 1946.
Mirëpo tani po ndodhë e kundërta.
Tash janë populli palesitnez të cilët po vriten nga izraelitët.
Unë i kundërshtoj ashpër politikat e qeverisë izraelite të cilët okupuar territore palestineze dhe Gazan.
Ato janë imorale, jo njerëzore dhe ilegale. Unë do të vazhdoj protestat e mia paqësore deri sa të vazhdoj kjo sjellje e qeverisë izralite”, ka thënë Waters.