Nuk kanë të ndalur akuzat ndaj ish-presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Muhamed Mursi.
Tashmë ai akuzohet për komplot dhe bashkëpunim me organizatat e huaja që supozohet se kanë pasur si qëllim aktet terroriste.
Prokurorët flasin për aleanca të tij grupin militant palestinez, Hamas dhe atë libanez, Hezbollah, me qëllim rikthimin në pushtet.
Kjo është një akuzë shumë më e rëndë se ato paraardhëse, ku ai akuzohej për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.
Me akuza të tilla janë ngarkuar edhe eksponentë të tjerë të lartë të Vëllazërisë Myslimane, akuza që sipas ligjeve vendasve marrin dënimin me vdekje.
Që prej rrëzimit dhe arrestimit të tij më datën 3 korrik, qeveria e përkohshme egjiptiane ka ndërmarrë masa shtypëse kundër Vëllazërisë Myslimane dhe lirisë së shprehjes në vend.
Mursi është ish-presidenti i zgjedhur në rrugë demokratike, dhe arrestimi dhe akuzat e ngritura kundër tij janë dënuar nga liderët më të rëndësishëm perëndimor.
Së fundmi gjyqi ndaj Mursit u shtyh për në datën 8 janar, pasi ai refuzoi të vishte uniformën e të pandehurit përballë trupit gjykues të 4 nëntorit.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Letra e fundit e Adem Jasharit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago