FRI – Dega në Kërçovë, më datë 19.12.2013  , në Q.T. Arabella, organizoi tryezën e rrumbullakët nën moton : “Ndergjegjesohu, ti vlen” me ç’rast temë diskutimi ishte: “Vetëdijësimi si faktor për ngritjen e shoqërisë”.
Panelistët të cilët e bënë edhe më kuptimplotë diskutimin ishin:
– Prof Dr. Musa Musai – psikolog
– Mr. Remzi Mehmedi – jurist
– Qamil Aliu – profesor
– Qamil Rushiti – teolog
Fillimisht, kryetari i FRI – Dega në Kërçovë, z. Muhamed Mehmedi peëshëndeti të pranishmit dhe panelistët dhe uroi që kjo të jetë një nismë drejt ndryshimit të shoqërisë, ku më pas, po i njëjti ia dha fjalen kryetarit të Forumit Rinor Islam, z. Fevzi Musliut i cili ceku disa nga aktivitetet e FRI që ndihmojnë për ngritjen dhe vetedijësimin e shoqërisë.
Nga panelistet i pari morri fjalen dr. Musa Musai i cili nga aspekti psikologjik elaboroi për vetëdijen dhe ndergjejen, pas tij Mr. Remzi Mehmedi, pastaj Qamil Aliu dhe në fund, Qamil Rushiti e përfundoi duke shtjelluar rolin e fesë në vetedijësimin e shoqërisë.
Pas perfundimit të panelistëve me daljet e tyre, të ftuarit prezent kishin rastin të parashtrojnë pyetje drejtuar panelisteve, me ç’rast u bë një debat i mrekullueshem nga i cili përfituan të gjithë të pranishmit.
Ndryshe, mund të themi se kjo tryeze e rrumbullaket ishte një nismë e një fushate që ka të bëjë me ndergjegjesimin dhe vetedijësimin e shoqerisë nëpërgjithësi, si dhe ngritja e vetëdijes te shtresa rinore te shkollave të mesme si dhe universitare.
Këtu vlen të përmendim se kësaj fushate i bashkangjitet edhe nje numër i konsiderueshëm i broshurës të botuar enkas për këtë fushatë me titull “Rëndësia e edukimit të fëmijëve”, si dhe ligjëratat nëpër xhami ditën e sotme në namazin e xhumasë.

Ndërgjegjësohu, ti vlen! (2)
Ndërgjegjësohu, ti vlen!