Dijetarët indonezian u bëjnë thirrje të gjitha kompanive farmaceutike të fillojnë me përdorimin e mënyrës hallall në prodhimin e produkteve farmaceutike, në ilaçe dhe vaksin

Kjo nënkupton etiketimin e tyre me tiketa hallall dhe lëshimin e certifikatave hallall.

“Produktet farmaceutike janë të njëjta si produktet ushqimore, dhe për këtë arsye duhet të jenë hallall që të konsumohen nga muslimanët”, thotë Marouf Amin, kryetar i Këshillit të Ulemave të Indonezisë (MUI), njofton Abtara news.

Ai shtoi se qeveria duhet të respektojë nevojat e muslimanëve, duke shtuar se konsumimi i produkteve hallall është pjesë e besimit të tyre. Certifikimi i produkteve mjekësore është përpjekje për të ruajtur muslimanët nga harami (ndalesa).

” Çështjet hallall dhe haram duhet të rregullohen me ligj”.

Amin thotë se MUI gjithashtu inkurajon qeverinë që të ndihmoj industrinë në prodhimin e produkteve farmaceutike hallall përmes aktiviteteve të kërkimit dhe zhvillimit.

Indonezia është vendi më i populluar musliman ku muslimanët përbëjnë 86.1 për qind në 235 milionë banorë.

Koncepti hallall, që në gjuhën arabe do të thotë e lejuar, tradicionalisht aplikohet në ushqim, por koncepti hallall është duke u zgjeruar. Ai gjithashtu vlen edhe për prodhimet kozmetikë, veshje, farmaceutikë, si dhe shërbimet financiare./igj/