Minstri turk i ekonomisë, ne dorheqje Zafer Çağlayan, gjatë dorëzimit të postit në një paraqitje për media deklaroi kështu: “Në vitin 2007, me ftesë të Kryeministrit Erdogan, pranova ti futem politikës dhe gati 6 vjetë e gjysëm asnjë cent i vetëm nuk ka hyrë në xhepin tim prej rrogës së deputetit. E tëra ju është dedikuar 100 studentëve të cilët nuk e di se kush janë, mbase shumë mirë e di ç’është varfëria, ngase prej një varfërie edhe unë fillova, me shumë pune, dhe me ndihmën e Zotit shume gjëra fitova, por sot shtetit tonë po i përgatitet një komplot i pistë, duke na akuzuar për “rryshfet” pse nuk i marrim rrogat dhe pse ato u japim skamnorëve, dhe pse ne u betuam për ti ven një goditje të ashpër “lobit të interesit” (kamatarëve), por sot edhe pse unë po e dorëzoj këtë post, ju betohem se nuk do ndaloj të luftoj këtë lob të pistë e të pa moralshëm. Falenderoj familjen dhe të gjithë ata që më mbështetën në këtë udhëtim të sakrificave!
Përktheu nga turqishtja: Nimetullah Veseli