Pep Guardiola është trajneri më i paguar aktualisht në futboll. Të paktën sipas “Pluri Consultoria”-s, kompani braziliane e specializuar në statistika.
Spanjolli i Bajernit të Mynihut përfiton 17 milionë euro në vit dhe është ndjeshëm i shkëputur nga Hoze Mourinjo, i cili nga kontrata me Çelsin fut në xhep diçka më tepër se 10 milionë. Tekniku portugez mposht për fare pak Marçelo Lipin, trajnerin e kinezëve të Guangzhou Evergrandes (10 milionë).
Arsen Venger është i katërti (8.26) duke u paraprirë italianëve Fabio Kapelo dhe Karlo Ançeloti me 7.8 dhe 7.5 milionë euro përkatësisht.
Renditja e 10 të parëve vijon me Dejvid Mojesin (5.9), Gerardo Martinon (5.4), Jurgen Klopin (4.3) dhe Manuel Pelegrinin (4.165).
Një kuriozitet: në pozitën e 13-të gjendet Sem Alardajs, një trajner jo elitar. Drejton Uest Hemin (aktualisht renditet në vendin e 17-të të Premier Ligës) dhe fiton 3.54 milionë euro në sezon, aq sa Roi Hodgson i përfaqësueses angleze.
Renditja e plotë e 30 trajnerëve më të paguar për momentin sipas “Pluri Consultoria”-s:
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Bukuri e frikshme (Foto)
next article
Baballarët dhe fëmijët
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
5 mins ago