Ngjarjet e fundit politike në Turqi me siguri që e zgjon kureshtjen tek ata shqiptarë që merren me lajmet ndërkombëtare apo me lajmet në Turqi. Për tu kuptuar kriza e fundit politike në Turqi me siguri që kërkon njohuri  paraprake për politikën e Turqisë edhe pse për këtë rast ndoshta edhe ato nuk mjaftojnë.
Këtë situatë e diskutoj edhe me profesorët e mijë në institutin për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit të Stambollit; institut ky që ende është çerdhe e kemalistëve. Për pyetjet e mija të shumta për ngjarjet e fundit në Turqi nuk marrë thuajse asnjë përgjigje. Profesorët përgjigjen se edhe ata e kanë vështirë ta kuptojnë se çka po ndodh pasi që ngjarjet e fundit janë të pazakonshme. Me këtë rast lufta politike nuk bëhet në mes forcave laike dhe atyre konservatore, luftë politike kjo që vazhdon që prej periudhës së fundit të Perandorisë Osmane deri në ditët e sotme. Lufta politike sot bëhet në mes vetë radhëve të partisë në pushtet. Qëllimi është diskreditimi i kryeministrit Erdogan me qëllim që ta detyrojnë të jap dorëheqje. Mendimi im është se edhe ky tentim i mirorganizuar do të dështoj dhe se Erdogan do të vazhdoj të qeverisë  Turqinë.
Për ta shpjeguar krizën politike në Turqi do të bëjë një krahasim me grushtin ushtarak në Egjipt. Një nga mësimet politike që dolën nga grushti në fjalë ishte se: kur bëhet fjalë për marrjen e pushtetit janë të mundshme koalicione të çuditshme. Bashkimi i laikëve me selefit për t’ua marrë pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv Vëllazërisë Islame në Egjipt ishte një përvojë e suksesshme, përvojë kjo që kemalistët turq e panë të arsyeshme që ta zbatojnë në Turqi. Laikët e Turqisë, të cilët kanë në dorë shumicën e kapitalit të ekonomisë turke, kanë ende ndikim në mediume dhe në gjyqësorë. Mediumet turke kuptohet që ende janë në duar të çifutëve, por forca e tyre shteret me kalimin e kohës. Qeveria turke indirekt subvencionon mediume që janë në favor të politikave të saja dhe kjo ka ndikuar që publiku të ketë informacion alternativ. Në ndërkohe edhe pushteti gjyqësor që ishte një kështjellë e kemalistëve e ka humbur konsiderueshëm fuqinë vepruese për qëllime politike dhe ata dështuan në përpjekjet e tyre për grusht gjyqësor kundër qeverisë në vitin 2009.
Është e ditur që disa prokuror në Stamboll dhanë urdhër për arrestimin e dhjetëra biznesmenëve, bankierëve, nëpunësve shtetëror si dhe ndër ta edhe ndaj djalit të Ministrit për Punë të Brendshme nën akuzën e korrupsionit. Arrestimi i këtij të fundit kishte më shumë ndikim psikologjik në kuptimin se askush nuk është i paprekshëm. Arrestimet u kryen gjatë agimit dhe për çudi në ato orë të mëngjesit disa mediume ishin prezent në godinën e policisë, të cilët i prisnin të arrestuarit për t’i incizuar. Gazetarët të cilët ua zgjatnin mikrofonat të arrestuarve për të marrë një deklaratë prej tyre, nuk vërenin në ato momente se sa ashiqare nëpërmjet mikrofonave të tyre dilte në shesh koalicioni i tyre i pazakontë. Ishin bashkuar mikrofonat e mediumeve çifute me ato të xhematit (lëvizja me në krye hoxhën Fetullah Gulen). Mikrofonat e FOX, CNN, Kanal D (në pronësi të çifutëve amerikan) qëndronin bashkë me S TV (drejtuar nga xhemati). Gazeta me tirazh më të madh në Turqi “Zaman” (pronësi e xhematit) gjatë gjithë ditës kur ndodhën arrestimet i sillnin lajmet e nxehta për arrestimet së bashku me gazetat në pronësi të çifutëve Hurriyet dhe Radikal.
I gjithë operacioni i prokurorisë vazhdonte përderisa Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i informuar për aksionin dhe si pasoj as edhe Kryeministri. Ky i fundit së bashku me Ministrin e Drejtësisë  dhe indirekt me Prokurorin e Përgjithshëm përpiqeshin që ta ndërpresin aksionin e disa prokurorëve të Stambollit. Zgjidhja legale për parandalimin e arrestimeve të tjera u krye në atë mënyrë që Prokurori i Përgjithshëm dërgoj dy prokuror të tjerë (që kuptohet se janë besnik të qeveris Erdogan) që tu asistojnë dy kolegëve të tyre që kishin ndërmarr aksionin “kundër korrupsionit”. Pas disa orëve nga Prokurori i Përgjithshëm iu lëshua direktiva prokurorëve që udhëhiqnin aksionin për korrupsion, se ata nuk kanë të drejtë të ndërmerrnin asnjë aksion pa pasur edhe nënshkrimin e njërit nga prokurorët  që u sollën për të asistuar. Me këtë rast de fakto u bllokua plani i prokurorëve iniciator për arrestime të reja. Në ndërkohë, përderisa Erdogan përpiqej ta ndërpriste aksionin e disa prokurorëve, mediumet veç e kishin filluar detyrën e tyre për diskreditimin e qeverisë për korrupsion brenda publikut vendas dhe atij ndërkombëtar. Disa policë që zbatuan aksionin, në mënyrë të jashtëligjshme u kishin distribuuar incizime mediumeve në fjalë, e ku arsyetohej gjoja aksioni i tyre i suksesshëm. Në incizime shiheshin miliona dollar të gjetur në shtëpinë e Ministrit të Brendshëm apo në ate të drejtorit të një banke publike. Ato mediume edhe sot flasin për një korrupsion me vlerë prej më shumë se 100 miliard dollar (shumën e parave që e lexoni nuk e kam shkruar gabim). Po si është e mundur që të flitet për këtë shumë të madhe parash? Është e mundur për arsye se mediumet përpiqen të diskreditojnë qeverinë turke për thyerjen e embargos ekonomike që administrata amerikane i kishte caktuar Iranit. Blerja e naftës dhe gazit të Iranit është e ndaluar që të paguhet me dollar dhe euro. Si pasoj e kësaj valuta e Iranit devalvoj për më shumë se 40% brenda disa ditëve dhe e dëmtoj rëndë standardin jetësor të iranianëve dhe fuqia e tyre blerëse u reduktua shumë. Turqia, e cila është e varur nga gazi iranian, nuk e ndërpreu blerjen e gazit nga Irani, mirëpo për mos i thyer rregullat e sanksionit, Turqia e paguan gazin me allton (flori,ar,dukat). Mediumet në fjalë e kanë marrë për detyrë që i gjithë ky transfer që është bërë nëpërmjet bankave publike turke të konsiderohet si ilegal me qëllim të diskreditimit të qeverisë turke para faktorit perëndimor si mbështetëse e Iranit. Për ne është e kuptueshme kur këtë propagandë të zezë e udhëheqin mediumet çifute të Turqisë, mirëpo për shumë të tjerë është e pakuptueshme që mediumet e Xhematit janë udhëheqës të kësaj propagande. Për ata që i ndjekin mediumet e Xhematit gjatë një kohe më të gjatë e kanë të qartë se kjo luftë propagandistike kundër qeverisë ka filluar para më shumë se një viti, mirëpo tani e ka arritur kulmin. Pikat kryesore që mediumet në fjalë e kritikojnë qeverinë janë: prishja e marrëdhënieve diplomatike  me Izraelin, bashkëpunimin me Iranin, negociatat me PKK për marrëveshje politike me kurdët që rebelohen, largimi nga integrimet evropiane dhe mënyra se si Erdogan e trajtoj protestën e ashtuquajtur Gezi Park.
Një kolegë i imi që është bankier dhe që çështjet politike i analizon në prizmin financiar, në pyetjen time (para fillimit të kësaj krize) se ku qëndron prapavija e konfliktit në mes Erdogan dhe Xhematit, u përgjigj se është luftë në mes sipërmarrësve të afërt me Erdogan dhe atyre të Xhematit për ndarjen e tenderëve. Përfaqësuesit e Xhematit po ashtu kanë vetëbesim dhe shpresojnë se Kryetari i Shtetit do tu dalë zot në këtë betejë kundër Erdoganit. Mirëpo sipas mendimit tim do të dëshpërohen.
Një historian me famë në Turqi tha se pas Xhematit qëndron Izraeli dhe se veprimi i fundit i tyre për ta sabotuar Erdoganin është vetëvrasja e tyre dhe se do t’i humbin 80% të anëtarëve. Ai tha se Xhemati nuk është lëvizje fetare por është holding kompani që e shfrytëzon fenë për përfitime ekonomike.
Një kolegë i im që gjithashtu është edhe polic më tha se ai e kishte arrestuar kryetarin e një komune në Stamboll (me akuza të pabaza dhe që u lirua nga gjykata). Bëra një bisedë të shkurtër me te dhe që rrodhi kështu:
Unë: kush të dha urdhër që ta arrestosh Kryetarin e Komunës?
Ai: prokurori.
Unë: kush qëndron pas prokurorit?
Ai: xhemati.
Unë:kush qëndron pas xhematit?
Ai:Amerika.
Unë:kush qëndron pas Amerikës?
Ai: (pasi që mendoi pak) nuk e di.
Unë: Izraeli.
Ai: ka mundësi.
Erdogan u detyrua që t’i zëvendësoj 9 ministra emrat e të cilëve u përmendën në mediume se janë të përfshirë në afera korrupsioni. Mirëpo para kësaj, në gjithë Turqinë, qeveria i pushoi nga pozicionet udhëheqëse të reparteve  të policisë më shumë se 100 vetë. Gjithashtu edhe në organe tjera publike u ndërmor një “pastrim” i tillë. Aksioni u ndërmor që të parandalohen aksione të tilla kundër partisë së Erdogan. Është e logjikshme të pretendohet që ata u hoqën nga detyra për shkak se dyshohej se ishin të afërt me Xhematin.
Kemalistët janë të vetëdijshëm që nuk mund të rrëzojnë qeverinë e Erdogan përderisa ekonomia e Turqisë është në binare të suksesit. Prandaj dhe e gjithë ky angazhim i tyre në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare me qëllim që ta dëmtojnë ekonomin turke. Ata dhe kanë arritur sukses të konsiderueshëm. Që prej kur filluan protestat në Gezi Park ekonomia turke ka humbur me qindra miliard dollar investime. Euroja kundrejt lirës turke ka fituar vlerë më shume se 30% brenda një vitit. Kriza politike gradualisht shndërrohet në krizë ekonomike apo e kundërta. Qeveria e Erdoganit është para sfidave serioze ekonomike.
Erdogan arsyetohet se aksioni i fundit i prokurorisë është një punë e pistë e udhëhequr nga shteti brenda shtetit. Është një aksion i udhëhequr nga jashtë me disa bashkëpunëtor të brendshëm thotë ai dhe iu kërcënua indirekt ambasadorit amerikan se mund ta shpall persona non grata. Votuesit tradicional të partisë së Erdoganit janë një masë që me të drejtë besojnë se janë të mundshme komplote të tilla. Prandaj dhe tentimi i xhematistëve dhe kemalistëve për diskreditimin e Erdoganit ka gjasa të mëdha të dështoj. Gabimi më i madh i tyre gjatë këtij operacioni qëndron në tentimin e tyre të pasuksesshëm për të ngritur akuzë penale kundër djalit të kryeministrit Erdogan. Anëtarësia e partisë në pushtet gradualisht e kuptojnë që qëllimi i këtij aksioni nuk është lufta kundër korrupsionit por rrëzimin e Erdoganit prej pushteti.
Një profesoreshë e ime kemaliste, e gëzuar nga lajmet e fundit që ndodhin në Turqi, tha se do të bëjë dua për hoxhën (Fetullah Gulenin). Përderisa kemalistët e Turqisë sot bëjnë dua për hoxhën, ai prej Amerike bënë mallkime. Ai iu drejtua Zotit që ta mallkojë ate që e ka shkelur të drejtën e shtetit apo të islamit. Erdogani iu përgjigj mallkimit të hoxhës se neve na mjaftojnë duatë e fëmijëve të Gazës. Një profesor i imi tha se nëse vdesë Erdogani do të thotë që e ka kapur mallkimi i hoxhës, mirëpo nëse vdes hoxha atëherë Rexhep Taip Erdogan do ta shpallin pejgamber.
Gjatë proklamimit të anëtarëve të qeverisë së re turke, Kryeministri Erdogan tha se kjo qeveri është qeveria e Turqisë së re për fitimin e pavarësisë. Ai e kishte fjalën për fitimin e pavarësisë ekonomike të Turqisë. Neve nuk na mbetet tjetër përveç se t’i dëshirojmë sukses në qëllimin e tij për pavarësinë e Turqisë nga qendrat financiare ndërkombëtare.