Gërmimet prej vitesh nën dyshemenë e “Jeni Xhamisë” dhe lokalitetin për rreth e kanë shndërruar atë në një gërmadhë artefaktesh, për të cilët Myftinia e Manastirit, thotë se janë të dyshimta me qëllim për të krijuar një lokalitet arkeologjik dhe galeri muzeale me afreske dhe simbole kishtare brenda “Jeni Xhamisë”.
Një Xhami me minare të ngritur prej kohës osmanlive, tani nga brenda do të ketë një pamje të re me piktura kishtare, duke u bazuar në legjendat e shpikura se “Jeni Xhamia” është ngritur mbi themelet një kishe me emrin “Shën Gjorgji”.
Myftinia e Manastirit ka ngritur sërish zërin kundër konservimit të “Jeni Xhamisë” në Manastiri nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila pretendon se xhamia është ngritur mbi themelet e kishës “Shën Gjergji”.
Myftiu i Manastirit Pllumb Veliu thotë, këtë mundësi për ta bërë konservimin e “Jeni Xhamisë”, duke vendosur simbole kishtare dhe duke e shndërruar në kishë, ua dha deputeti i tanishëm i BDI-së, Bexhihudin Shehapi, i cili me parë ishte drejtor i Institutit Shtetërorë për Konservimin e Monumenteve.
Sipas Myftiut, gërmimet arkeologjike në “Jen Xhami” kanë filluar që nga viti 2001 dhe kanë vazhduar deri më vitin 2013 dhe Mbytinia nuk ka pasur qasje në këto gërmime që janë bërë.
“Jeni Xhamia është plotësisht e gërmuar dhe brenda këtyre 12 viteve të gërmimit ata kanë pasur mundësi që nga jashtë të mbartin material të ndryshme apo arte fakte dhe duke thënë se kanë gjetur një ikonë kishtare që I takon Shën Gjorgjit, gjë që nuk është e vërtetë”, thotë për Portalb, Myftiu Pllumb Veliu.
Pllumb Veliu, thotë se jemi ankuar në instancat gjyqësore të vendit, por nuk kemi marrë ndonjë vendim që është i bazuar në ligjin dhe argumentet, por vendim që bazohet në vullnetin politik të shtetit.
“Këtë e vërteton edhe Bexhihudin Shehapi në periudhën 2010-2012, para zgjedhjeve po ashtu, kur në programet vjetore të Ministrisë së Kulturës, në disa pika shihet se shteti ndan para për ti bërë afresket në muret e brendshme te kishës “Shën Gjorgji – Jeni Xhami”, thotë për Portalb, Myftiu Pllumb Veliu.
Pëllumb Veli, thotë se atëherë Bexhahudin Shehabi lejon që të zyrtarizohet ndërrimi i emrit nga “Jeni Xhami” në “Shën Gjorgji”. Sipas tij ky përsonë është fajtorë sepse ka qenë drejtorë i Qendrës Nacionale për Konservim.
Sipas Myftiut, është edhe deklarata e Shebahudinit se themelet e “Jeni Xhamisë”, janë gjetur mbeturina të kishës.
Myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu, thotë se të gjitha të thënat e tyre nuk përkojnë me realitetin dhe qëllimi i fundit i tyre është që Xhaminë ta shendojnë në kishë.
“Deri më sot nuk ka reaguar askush nga faktorët politik mysliman në vend. Për ne nuk ka ndryshim s kush e udhëheq shtetin Gruevski apo Ali Ahmeti, sepse ata janë njerëz të qeverisë, ku edhe më parë kemi sekretar shtetërorë apo kemi pasur edhe ministra, por nuk kanë reaguar”, thotë Pllumb Veliu.
“Ne mund të shohim se si kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arfi sillet ndaj KOM-it, e cila kërkon lokacion për të ndërtuar kishë, kërkon lokacion për ti ndërtuar varet krishtere maqedonase, ndërsa ne në Manastir që nga viti 1968 jemi duke u munduar për ta ndërtuar nëj xhami në fshatin LLazhin dhe askush nuk e hap gojën”, thotë Pëllumb Veliu.
Njëkohësisht, thotë ai Komuna e Manastirit nuk ndajnë asnjë denarë për rregullimin e varrezave të myslimanëve në këtë qytet. / Portalb
admin
11 years ago
next article
Egjipt, kabineti i Morsi-t, padi në Hagë
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago