Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (PE), e ka ftuar mediatorin ndërkombëtar Metju Nimic, për të informuar lidhur me bisedimet për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, ka raportuar agjencia e lajmeve “MIA”. Informacionin e këtillë e ka kumtuar gazeta proqeveritare greke “Katimerini”, duke shtuar se mbledhjja e Komisionit, në të cilën do të duhej të merrë pjesë edhe Nimic, parashihet te mbahet gjatë muajit shkurt.
Raundi i fundit i bisedimeve për emrin, u mbajt në Nju-Jork gjatë tetorit të 2013. Mediatori Nimic atëherë vecmas u takua me ambasadorët e Maqedonisë dhe Greqisë Jolevski dhe Vasilakis, ndërsa më pastaj ata u takuan në një takim të përbashkët. Sipas mediave greke, atëherë në tavolinë akoma ishte propozimi i muajit prill “Maqedonia e Epërme”.
Pas takimeve në Nju-Jork, Nimic, në një pyetje gazetareske: Nëse Uashingtoni dhe Moska mund të ushtrojnë presion ndaj Athinës dhe Shkupit, i ftoi të gjithë pozitivisht të ndikojnë me qëllim që të ketë një epilog pozitiv.