Sikurse gjithë muslimanët e botës që organizuan ngjarje të veçanta për të shënuar lindjen e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), ashtu edhe muslimanët në Amerikë organizuan disa ngjarje që kanë për qëllim të ringjallin Sunetin dhe mësimet e Profetit.
“Profeti Muhamed shtë figura më e rëndësishme në jetën e muslimanëve,” ka thënë Daud Walid, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Michigan.
Duke cituar udhëzimet e Profetit Muhamed për të ndihmuar njerëzit në nevojë, Walid ka thënë: “Ai ishte shumë i kujdesshëm ndaj njerëzve të margjinalizuar dhe ata që ishin të varfër.”
Gjatë ditëve të kaluara, muslimanët në Detroit kanë organizuar tubime të mëdha, lutje dhe predikime mbi Islamin dhe jetën e Profetit për të shënuar lindjen lavdishme.
Lindja e Profetit është në ditën e 12-të muajit Rebiul -ul- Awal (muaji i tretë në kalendarin islamik ). Këtë vit, ajo ishte më 13 janar.
Shumë muslimanë kanë parë si rast të mirë ditën e lindjes së Profetit Muhamed për të mësuar dhe për të reflektuar mbi jetën e tij./mesazhi/