Futboll. Pranimi i FIFA-s që Kosova të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, është pritur me gëzim në vend, por që ka krijuar “panik” tek shumë përfaqësuese të tjera. Kjo për faktin se Kosova ka shumë lojtarë që luajnë për kombëtaret tjera evropiane dhe se ata tashmë mund t’i lënë ato për Kosovën. Mediat e huaja kanë nisur qysh tash ta parashikojnë se si mund të duket Kosova, por vetë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, tash për tash nuk jep emra se kush do të ftohet, por që thotë se njëherë për njëherë nuk e ka ndërmend t’iu bëjë ftesë yjeve të mëdha, e sidomos jo atyre që janë kualifikuar në botëror. “Shumica e lojtarëve që luajnë në Evropë, kanë deklaruar se do të luajnë për Kosovën kur ajo të pranohet. Sipas rregullores së FIFA-s, ata kanë të drejtë zgjedhjeje.
Ylli i parë duket të jetë futbollisti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, prindërit e të cilit janë nga Kosova dhe ai ende nuk ka vendosur të luajë me asnjë kombëtare tjetër”, shkruan gazeta prestigjioze, franceze “L’equipe”, sipas të cilës nëse një futbollist si ai që e gjithë bota e cilëson si në hapat e parë të karrierës, pranon të nisë nga zero, pse këtë gjë nuk do ta bënin edhe futbollistët tjerë që tashmë kanë arritur kulmin e karrierës. Se sa e fortë mund të bëhet Kosova sipas mediave të huaja, mund të shikojmë vetëm një ndeshje ndërmjet Zvicrës e Shqipërisë, ku ajo më shumë i ngjason një përballje lokale se sa dy përfaqësueseve të ndryshme.
Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Admir Mehmeti e Pajtim Kasami për Zvicrën përballë Etrit Berishës, Shkëlzen Gashit, Valdet Ramës, Agon Mehmetit, Alban Mehës të Shqipërisë. Madje këta nuk janë të vetmit, fanellën e Kosovës mund ta veshin edhe Ermir Lenjani, Burim Kukeli, Armend Dallku, Samir Ujkani, Agonit Sallaj e më i rëndësishmi është Lorik Cana kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë për nder të të cilit, shikuesit e Olimpique Marseille në Francë hapën një transparent të madh në stadium në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, pastaj Përparim Hetemaj e Erfan Zeneli që luajnë për Finlandën.
Mirëpo, a do të bëhet kjo realitet apo jo mbetet të shihet në një të ardhme të afërt. Zyrtarët e FFK-së, kanë thënë se do t’iu bëjnë ftesë të gjithëve dhe mbetet të shihet kush do të pranojë e kush jo. Një është e sigurt, këta yje që u përmendën nuk do të ftohen në miqësoren e parë që Kosova pritet ta luajë më 5 mars.
admin
11 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
22 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
22 hours ago