Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar për “Sport Ekspres” se ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një takimin ditën e fundit të 2013-ës.
Numri një i FSHF-së ka thënë se në takim u bisedua për talentin shqiptar, Adnan Januzaj, dhe stadiumin e ri. “Po, konfirmoj se kam zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit. Kemi folur gjatë për problemet që shqetësojnë sportin. Me nismë të kryeministrit do të bëjmë një takim në Angli me prindërit e Adnan Januzajt, që t’i mbushim mendjen që të luajë me Shqipërinë. Po kështu, kemi folur edhe për stadiumin e ri që do të ketë mbështetjen e qeverisë, por edhe për rikonstruksionin e një stadiumi tjetër në vend”, është shprehur presidenti Duka.
Një ditë më parë u zbuluar se kryeministri Rama ishte i gatshëm që të përfshihej në çështjen “Januzaj” dhe hapi i radhës është udhëtimi drejt Mançesterit pwr t’u takuar me familjen e Adnanit.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Alenaca Kombëtare: Referendumi në Egjipt, dështim 'spektakolar'
next article
“Balena e Qiellit”, e ardhmja e fluturimit?
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
8 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
8 hours ago