Tradita “Një mijë e një hatme”, e cila në Erzurum të Turqisë zgjatë për 500 vjet, ruhet edhe sot e kësaj dite
Këtë vit leximi i “Një mijë e një hatmeve” ka filluar më 15 dhjetorit ndërsa përfundoi me 17.01.2014 me duanë e hatmes para namazit të xhumasë. Ceremonia u ndoq nga mijëra besimtarë.
Myftiu i Erzurumit, Hasan Cinar, tha se këtë vit janë lexuar rreth 23 mijë hatme dhe 172 tefsire, ndërsa duatë janë bërë në xhaminë Ulu.
Myftiu Cinar shtoi se “Një mijë e një hatme” është traditë karakteristike e Erzurumit, të cilën e filloi Pir Ali Baba.
Supozohet se Pir Ali Baba ka jetuar në vitet e 1530-ta, në kohën kur Perandoria Osmane është udhëhequr nga Sulltan Javuz Selimi, e më pas nga djali i tij Sulltan Sulejmani. Kjo është një periudhë kur Perandoria Osmane lulëzoi. Të njëjtat vite janë bërë përparime të mëdha në shkencë, art e letërsi, si dhe shumë vepra afatgjata që kanë mbijetuar deri më sot. Pir Ali Baba, si një dijetar ka jetuar në një mjedis të tillë, dhe ishte një nga njerëzit më të pasur të asaj kohe. Ai kishte tetë fshatra, të ardhurat nga katër fshatra i dhuroi që një herë në vit të lexohen 1001 hatme./igj/