All-llahu tё ka urdhёruar
trup e kokё me mbuluar,
pёr tё qenё mё e nderuar
te All-llahu i Madhёruar.
 
Mbulesa ёshtё me ju nderuar
e veshja me ju mbuluar,
kёshtu do tё jeshё e lulёzuar
nё mes shoqёris sё djallёzuar.
 
Mbulohu qё mё shpejtё tё jeshё e mbuluar
nё ditёn kur tё gjithё do ringjallen tё zbuluar
nё ditёn e pashmangёshme tё Mahsherit
ku drejtёsia e All-llahut do ta ndaj tё mirёn prej sherit.
 
Mbulesёn oj motёr e ke obligim
mos e vendos vetёm pёr zbukurim,
mos e vendos nёse je e detyruar
por vendose me plot bindje se All-llahu kёshtu tё ka urdhёruar.
 
Mos dysho nё mbulimin tёnd
se ёshtё mburoja e vёrtet e nderit tёnd
dhe mos e vono ditёn e mbulesёs
se njё ditё do tё dёnohesh pёr periudhёn e zbulesёs.
 
Mos u zbulo nёse tё thuhet se je prapambetur
se ti nё ç’do aspekt je mё e ngritur,
mos u turpёro nёse tё thuhet se je e burgosur
por thuaju se je krijesa mё e pёrsosur.
 
Mos u dёshpro nёse humb pjesё nga shoqёria
por krenohu se u largove nga lakuriqёsia,
krenohu dhe bёhu shembull me mbulesёn tёnde
duke tёrhequr pjesё tё shoqёris nё rrugёn tёnde.
Shkruar nga :Xhemshit Jusufi  2