Vendosa të shkruaj, por e shoh që e kam të rendë,
 t’i them fjalët që në zemër i mbaj.
Nuk është se nuk dua, por nuk mundem.
Ka forca më të mëdha prandaj tundem.
Vendosa të shkruaj, por si të shkruaj.
Të shkruaj nga malli, nuk e di! Të them të vërtetën, nuk e di se si!
Të shprehi çdo ndjenjë, s’di a do mundem! Të shkruaj për dashurinë, s’di si do duket!
Ka vite që kështu i drejtohem vetes e pergjigje s’i jap.
Ç’është ky mall që po mi ngatërron fjalet?!
Unë jam ajo që të shkruaj me vite, e ajo që të gjitha i mbuloi me dhimbje, sepse kishte nevojë për ndryshime.
Heshtja mori mendjen time e të mendoi pakufi, ndjenjat u trazuan të thurrin vetëm për ty.
Dashuri që u rrit jo në dukje, qetësi e gjatë jo në zhdukje.
Ishte një forcë që më mbau me vite, diçka e paparë më ndryshoi në bindje .
Ah shpirt, që pandal kërkon të shohësh fytyren e atij që t’i mbush sytë me lot.
Seç më vlon zemra vetën kur e mendoj, seç dridhet trupi veten kur e dëgjoj,
e një fajësi më mbërthen, nuk di çfare te beje e tek vetja të të ndjejë.
Ah  sikur të isha në mesin tënd dikur, e di që do isha më e sigurt.
E sikur të isha roje e derës tënde, të arriturat tjera s’bëjnë fajde.
Jeta më mori e më hodhi në shtigje, dalëngadalë qava, tani po më shkakton dhimbje.
Tani jo që u rrita, por vendi i zemrës u zgjerua, u rritën ndryshimet, malli mu shtua.
Kur shikoj jetën shoh shumë dallime, sa pak kam vuajtur në krahasim?!
Smund të ankohem për jetën time, kam turp s’më lë jeta yte!
U thoja njerëzve ah sa kam perjetuar!
Harrova në një moment se dikush ishte përvëluar!
Të krahasoj hapsirë nuk kam, çdo gjëje i vendosee vulë, të gjithë e pamë.
Prandaj unë i thash vetes, e vazhdoj ti them,  shumë letra të dërgova e asnjë me vend.
Sytë të fshehtën se mbajnë dot, nga malli që ndjejnë shpërthejnë në lotë.
E as zemra se mban dot mallin për ty, se me emrin tënd u rrita dhe malli mu rrit në ty.
Nuk mbetën më shkronjat ta shprehin fjalën, e këta buzë mu thanë nga përmendja e emrit tënd.
Mu harruan fjalët, e zëri u shua , një shikim mbeti, dhe ai i pikëlluar.
Nëse në kete jetë u sprovova ishte jeta larg prej teje,
por e gjithë kjo largesi më afroi me praninë tënde.
Sa gjatë prita, që të them fjalët më të bukura,
sepse nuk jam vetëm unë ajo që thurr vargje për punët tua te dukura.
Nuk thurra fjalët më të bukura, por çdo fjalë për ty ashtu më vjen,
sepse ka kohë që për ndjenjat shkruaj, por ndjenjat per ty zënë vend.
Nuk kam dhe aq shumë fjalë , sepse ndenjat mbuluan çdo arsye.
Nuk kam as fuqi të them diçka, sepse malli mori zemrën time..
Eh i dashur e banues i zemres sime! Kam dashurinë që se ndaj me askënd, sepse je arsyeja e vazhdimësisë sime.
Su ndave nga zemra që në momentin kur njoha emrin tënd, mendja mendoi vetëm imazhin tend.
Marr letrat dhe te shkruaj dua të më jesh i paharruar.
Letra me emrin tënd shkrova, e këto për ditën tënde i bashkova.
Së bashku me mallin që krijova, tek zemrat letrën adresova.
Lumnije Rexhepi