Ndriques, Ndriques ishe ti,
Ishe ti ai që kishe dhimbje,
Ishe ti ai që tu lëndua zemra,
Që kur ishe I vogël..o I dërguari ynë!!
Ishte zëri yt që ndëgjohej
Dhe që na sillte harmoni,
Por ti ishe gjithmonë I lumtur
Edhe pse kishe fituar nofkën e një jetimi!!
Ti je I vetmi që na ndriqove,
Në errësirën e ditëve nga padituria,
Ishe udhërëfyesi I vetëm
Që na largove nga injoranca dhe na bëre të jemi të dlirë..
Kur zemra yte ishte e mbushur më lumturi dhe shpresë
Ne ende ishim të future
Në ditët e ethshme të mjerimit!!
U përgadite për ne dhe luftove me idenë se edhe
Ne duhet të ishim të fortë dhe tolerant ashtu siq je ti..
Por si ishim ne???
Ja që më vije të qaj dhe lotët që po më bien në faqe po më vrasin
Dhe nuk po më pyesin se a dua të ishin musafir të faqeve të mia!!!
Dënes,qaj ,vras mendjen ,pyes veten ,vallë!! Si u sollëm ne!!
Kur ti linde tek të gjithë ne islamin ..O I DASHURI YNË!!
Kalove nëpër sfida dhe ia dole
Pa u ndalur të mendosh sa herë u përvolove
Ishe ti ,dhe vetëm ti…TI JE I DËRGUARI JONË!!
Lotët dalëngadalë do ti fshi,
Do tu premtoj atyre se tashmë shfryerje do të këm ngjyrën,
Pendën dhe fletën
Duke sillur vërdall vargjet se qka në të vërtetë
Duhet ne të shkruajmë për ty!!
AJLA HAJDARI