Leja e FIFA-s për miqësoret ndërkombëtare të Kosovës ka bërë bujë edhe në Kroaci. Madje, mediat kroate parashikojnë se përfaqësuesja jonë do të jetë shumë e fortë dhe e respektuar në Evropë.
Siç shkruan ‘Gol.hr’, Kosova do të ketë një skuadër shumë të respektuar të futbollit. “11-shja ideale e Kosovës: Ky ekip mund të jetë një hit i vërtetë”, shkruhet në titull, për të vijuar kështu: “Shteti më i ri evropian, Kosova, do të ketë një përfaqësuese shumë të respektuar futbollistike.
Ata morën lejen e FIFA-s më 13 janar për t’i zhvilluar ndeshjet miqësore, por ato nuk do të mund t’i bëjnë me vendet nga ish-Jugosllavia, për t’iu shmangur konotacioneve politike.
Ky vendim është marrë me iniciativën e palës serbe, e cila kështu shembi idenë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, për një miqësore historike ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në Prishtinë”, raporton Arena.
Gjithashtu, përfaqësuese të fortë të Kosovës gjatë ditëve të kaluara kishin parashikuar edhe media tjera nga vende të ndryshme evropiane. ‘Gol.hr’ publikon formacionin më të mirë të mundshëm të Kosovës me skemën 4-2-3-1, ku përfshihen futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë, Zvicrës e Finlandës.
admin
11 years ago
previous article
Mësojeni alfabetin shqip në iPad dhe iPhone, doli aplikacioni
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago