Qeveria e Maqedonisë po nxitë programe që inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-ve, James Clapper tha se megjithë zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor në vitin 2013, këtë vit rajoni do të vazhdojë të karakterizohet nga ndarje të thella etnike dhe politike.
Clapper i bëri komentet sot përpara Komisionit të posaçëm të Senatit për çështjet e Zbulimit, transmeton VOA.
Ai tha se gjendja në Bosnje-Hercegovinë dhe ajo në Maqedoni për shkak të ndasive etnike është veçanërisht e paqëndrueshme.
Clapper nënvizoi se Qeveria e Maqedonisë vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.
Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten.
Pë Bosnjën, dokumentin bën të ditur interpretime të ndryshme të kornizës politike të bazuar në Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe tentimet e udhëheqësve të trija komuniteteve për të mbajtur nën kontroll territoret e tyre politike dhe etnike. Ata me këtë do të vazhdojnë të rrënojnë institucionet qendrore shtetërore.
admin
11 years ago
previous article
Mjekun amë mund ta ndroni online
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago