OH “Gjysëm Hëna e Kuqe” në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë”, sot në Kërçovë ndanë veshëmbathje për 400 fëmijë deri në moshën 11 vjeçare.
Me këtë rast, Kryetari i komunës Fatmir Dehari u takua me drejtorin e Organizatës Humanitare “Gjysëm Hëna e Kuqe” me seli në Tiranë, Hamad Ben Nebi dhe me Kryetarin e Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi.
Kryetari Fatmir Dehari fillimisht u shprehu falenderim nga zemra në emër të familjeve kërçovare dhe potencoi se aktivitetet sociale zëjnë një vend të veçantë në programin e Komunës së kërçovës për të qenë sa më afër familjeve në nëvojë. Bashkëpunimi në këtë segment tha Dehari do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të dëshmuar aktivitetin e këtij segmenti dhe bashkëpunimin me shoqatat që ndihmojnë familjet skamnore.
Ndërkaq drejtori i Organizatës Humanitare “Gjysëm Hëna e Kuqe” Hamad Ben Nebi dhe kryetari i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi potencuan se shpërndarja e këtyre ndihmave realizohet në kuadër të projektit ndërkombëtarë që ndihmon skamnorët e në veçanti fëmijët e familjeve në nevojë duke shprehur gaditshmërinë që projekte të këtilla humanitare të realizohen edhe në të ardhmen. Ky projekt do të përfshijë rreth 1 milion fëmijë nga e gjithë bota. /shenja/
admin
11 years ago
previous article
Karriera e 6 të rinjve pjesë e dokumentarit ‘Pse jo unë’ (VIDEO)
next article
Januzaj: Dua të bëhem lojtari më i mirë i United
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago