Ishte muaji qershorë i vitit 2000 kur kryeministri aktual i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ishte për vizitë disa ditore në Tetovë.
Sipas fotografive që mund të shihni në vazhdim, Erdogan ka vizituar hapësirat e UT-së dhe ka pasur takim me ish rektorin, të ndjerin Fadil Sulejmanin. Gjatë vizitave që i ka pas Erdogan në Tetovë, e ka shoqëruar Qenan Mazllami që në atë kohë vepronte politikisht si kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik – Rruga e Vërtetë (PAD).
Gjatë vizitës së tij të fundit që ja bëri Tetovës me 30.09.2011, Erdogan shpjegoi se 11 vite më parë (d.m.th. në vitin 2000) ka qenë në Tetovë, që pas daljes së tij nga burgu dhe se nga ajo periudhë ai ka pasur përparime në karrierën e tij politike me formimin e partisë së tij.
“Në vitin 2002 e fituam pushtetin dhe ju porosis se në vitin 2023 kur do të shënohen 100 vjet nga formimi i Republikës së Turqisë ne do të jemi në dhjetëshin e parë të vendeve më të zhvilluara ekonomike në botë. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, tha kryeministri turk.
Fotot e publikuara janë të datës 14.06.2000.
/tetova1/
EDITOR
11 years ago
previous article
Siri, uria po vret fëmijët (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago