Rënia e flokëve është një shenjë e rëndësishme e problemeve të ndryshme shëndetësore.
Specialistët mendojnë se rënia e flokëve tek femrat është shenjë e anemisë, ndërsa tharja e tyre është shenjë e hipotiroides.
Nëse vija e përparme e ndarjes së flokëve te femrat hapet nga tëmthi i majtë apo i djathtë dhe ecën mbrapa, atëherë kjo është shenjë e mungesës së hekurit.
Nëse vija e përparme ruhet dhe vëmë re rënie flokësh në pjesën e pasme, atëherë kjo është shenjë e humbjes gjenetike.
Në të njëjtën mënyrë, nëse vija e mesit e ndarjes së flokëve theksohet aq shumë sa të tregohet lëkura, përsëri paraqet humbje gjenetike.
Ndërkohë që rrënjët e flokëve kanë shumë yndyrë, majat e tyre apo pjesa tjetër është e thatë, atëherë kjo është shenjë e probleme hormonale.
Kur floku hollohet ose vihet re një mosrritje normale e tij, mund të keni probleme me gjëndrën e hipotiroides. Ilaçet e tensionit, holluesit e gjakut apo ilaçet e kolesterolit të përdora për një kohë të gjatë ngadalësojnë rritjen e flokut dhe pakësojnë sasinë e tij. /Start/