Universiteti \”Shën Kirili dhe Metodi\” në Shkup zgjodhi 10 shkencëtarët më të mirë të vitit 2013. Për herët të parë në historinë e Universitetit një mësimdhënës turk është parë i denjë për këtë çmim.
Çmimet në fjalë u ndanë me një ceremoni të zhvilluar në rektoratin në Universitetin e Shkupit. Docent Doktor Fadil Hoxha mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë, u zgjodh një prej 10 shkencëtarëve më të mirë të vitit 2013. Rektori i Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovski në fjalimin që mbajti në ceremoni tha se të gjithë profesorët e universitetit janë ndër më të mirët.
Docent Doktor Fadil Hoxha çmimin e mori nga Kryetari i Institutit Junus Emre, Hayati Develi. Në fjalën e rastit Dr. Hoxha u shpreh duke thënë: “Pas vlerësimit të punimeve dhe artikujve të bëra brenda vitit 2013-të, unë i pashë i denjë për këtë çmim. Ju falënderoj shumë”.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, udhëheqja e universiteti, dekanë dhe shkencëtarë të ndryshëm./trt/