SHEKNCETARI PAKISTANEZ I FIZIKËS BËRTHAMORE, DËSHMON PËR PRESIDENTIN MURSI

Shkencetari i njohur i pakistanez i fushës së atomistikës, AbdulKadir Han, ka deklaruar se populli i Egjiptit as që kanë idenë për sukseset dhe punën e Mursit. Ai ka deklaruar se presidenti Mursi gjatë vizitës së tij në Rusi, Indi dhe Paksitan, ka arritur marrëveshje me rusët që ta riaktivizojnë Centralin Bërthamor të Egjiptit për pasurimin e Uraniumit me qëllim që të prodhojnë energji elektrike, si dhe të fillojnë me ndërtimin e një Centrali tjetër Bërthamor, që Egjipti do ta kishte në disponim pas tre vjetësh. Me këtë, Egjipti e pastronte problemin me energji elektrike për vetë banorët e Egjiptit, si dhe kishte mundësi të prodhoj rrymë për ta ndriçuar gjithë kontinentin e Afrikës.
Poashtu, Egjipti morri dy nëndetëse nga gjermanët në kohën e presidentit Mursi, që pastaj, kur të merr Egjipti raketa adekuate për këto nëndetëse, ka mundësi t’i godet anijembajtëset izraelite.
AbdulKadir Han, poashtu shton se presidenti Mursi, gjatë vizitës së tij në këto shtete, bëri marrëveshje me shkencetarët e Indisë që të ndërtojnë për Egjiptin satelit ushtarak, përmes së cilit Egjipti do të mund të shihte dhe të kontrollonte çdo rrugicë të Izraelit, dhe t’i përcaktojë caqet e duhura dhe pozitat e raketave. Sikur mos të kishte ndodhur grushtshteti, këtë do ta arrinte Egjipti me Mursin.
Poashtu, presidenti Mursi, zyrtarisht bëri marrëveshje me Rusinë për të blerë raketa, të cilat kanë fuqi ta shndërrojnë Telavivin në një grusht hi dhe pluhur.
Këto ishin fjalët e shkencetarit pakistanez AbdulKadir Han për planet e presidentit Mursi. Tash është krejt e qartë pse ndodhi grushtshteti. Por, mjer për ata që qorrazi, apo ndoshta edhe me qëllim, e kanë mbështetur, dhe që thirren në emër të Islamit.
 

Prej arabishtes:Bashkim Aliu