Unioni i Dijetarëve Afrikan i bën thirrje komunitetit botëror të ndaloj dhunën ndaj muslimanëve.
Një organizatë muslimane ka dënuar fuqishëm gjenocidin e muslimanëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Ata i bënë thirrje komunitetit botëror të dërgoj trupa neutrale për të ndaluar menjëherë gjenocidin.
“Kriza në vend është kthyer në gjenocid ndaj qytetarëve muslimanë, ndërsa komuniteti botëror ka qendruar i heshtur. Kjo na përkujton gjenocidin e Tutsi në Republikën e Ruandës e cila paraqet turp për njerëzimin,” ka thënë Unioni i Dijetarëve Afrikan në deklaratën e lëshuar të shtunën, më 15 shkurt.
“Metodat e tmerrshme duke përfshirë masakrimin dhe djegien e viktimave të gjalla para kamerave, paraqet nevojën emergjente të reagimit për të kapur kriminelët dhe sjelljen e tyre para drejtësisë,” thuhet në komunikatë.
Gjatë javëve të fundit, mijëra civil muslimanë të tmerruar ikën për të shpëtur jetën e tyre nga vrasjet, vjedhjet dhe ngacmimet nga militantët e armatosur krishterë.
Amnesty International lëshoi një raport javën e kaluar, duke paralajmëruar se të krishterët e Afrikës Qendrore ishin duke bërë “spastrimin etnik të muslimanëve”.
Organizata për të drejtat e njeriut ka akuzuar forcat paqeruajtëse franceze për dështimin e mbrojtjes së minoritetit të kërcënuar musliman.
Pas gjenocidit të tmerrshëm ndaj muslimanëve, Unioni i Dijetarëve të Afrikës ka akuzuar trupat franceze se po mbanjë anën e krishterëve.
Dijetarët kanë fajësuar edhe Bashkimin Afrikan për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, duke rritur frikën e përsëritjes së skenarit të tragjedisë në Ruandë./mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Dardani zbulon "këpucën që prodhon rrymë"
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago