Më datë 16 shkurt 2014, ditë e diel, Sektori i Femrës pranë FRI-së dega Kumanovë, realizoi seminarin e dytë njëditor. Seminari u mbajt në lokalet e FRI-së në Kumanovë.
Seminari ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë u ligjërua për temën “I dobishëm për të tjerët” kurse në pjesën e dytë për temën “Me moral të mirë”
Në të dy pjesët ligjërues ishte Hasan Baftijari (teolog), njëherit nënkryetar i Forumit Rinor Islam.
Ligjëruesi në mënyrë mjaft të qartë elaboroi disa gjëra në lidhje me moralin e mirë por edhe për mënyrat si duhet të jemi të dobishëm për të tjerët, si dhe përfitimet nga këto dy mirësi.
Pas përfundimit të të dy ligjëratave, u realizuan grupet punuese. Pjesëmarrëset u ndanë në disa grupe, dhe prezentuan punimet e tyre , duke u përgjigjur në pyetjet nga ligjëratat që i kishin dëgjuar.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam