Anketa për pushime miqësore, hallall e ka vënë Malajzinë si destinacionin e parë për vizitorët muslimanë.
Malajzia është destinacioni më miqësor në botë për vizitorët muslimanë, sipas një sondazhi të lëshuar të martën, 18 shkurt.
Malajzia u pasua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Indonezia dhe Arabia Saudite në renditjen e këtij viti të destinacioneve për pushime miqësore dhe ‘hallall’, i publikuar nga Crescentrating, qendër e specializuar për udhëtime me bazë në Singapor.
Sondazhi vlerëson vendet në aspektin e vëmendjes së tyre për nevojat e vizitorëve muslimanë, duke përfshirë praninë e restoranteve hallall me mish të therur me standarde islame, dhe sigurimin e dhomave të lutjes në aeroporte, qendra tregtare dhe hotele.
“Një numër në rritje i destinacioneve tashmë janë të prirur që të marrin në konsideratë nevojat e bazuara në besimin e vizitorëve muslimanë,” tha shefi ekzekutiv i Crescentrating, Fazal Bahardeen.
Për Malajzinë, Bahardeen tha se qendrat e turizmit në vend kanë ” vazhduar të shtojnë cilësinë e kujdesit për vizitorët muslimanë “.
“Tani ka më shumë hotele që kuzhinat e tyre janë me certifikim hallall, një numër në rritje i hoteleve gjithashtu kanë përmbushur nevojat specifike të vizitorëve muslimanë,” shtoi ai.
Hotelet në Malajzi ka edhe kohë të veçantë për përdorim të palestrës dhe pishinave të notit për meshkujt dhe femrat që duan të kenë privatësi, ka thënë ai./mesazhi/