Është ky vetëm një rast në Maqedoni që dëshmon aplikim institucional të maksimës fashizoide sllave “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” (Dobar shiptar e samo mrtov shiptar), shkruan “lajmpress.com
Sefqet Ramuka nga Shkupi ka jetuar deri në moshën 70 vjeçare, kur ka ndërruar jetë. Ai rreth dy dekada me radhë ka aplikuar për shtetësinë e Maqedonisë, por është refuzuar për shkak se me prejardhje ka qenë nga Kosova (në Shkup ka ardhur në kohën e ish Jugosllavisë). Dhe pesë vite pas vdekjes së tij, postieri ka sjellë letrën me të cilin i ndjeri Ramuka, thirret “personalisht” në sportelin e policisë të marrë dokumentin e nënshtetësisë.
Familjarët janë habitur dhe kanë menduar se dikush po tallet me ta, mirëpo janë bindur kur kanë pa dokumentin e vulosur.
Është ky vetëm një rast në Maqedoni që dëshmon aplikim institucional të maksimës fashizoide sllave “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” (Dobar shiptar e samo mrtov shiptar), shkruan “lajmpress.com.
Llogaritet se në këto momente, kur shqiptarët e Maqedonisë po përjetojnë çastet më të lumtura të popullit shtetëformues, edhe mijëra shqiptarëve tjerë shteti ua refuzon kërkesat për nënshtetësinë e Maqedonisë, ani pse jetojnë mbi 20 e 30 vite, e disa madje kanë lindur këtu.
Ka pasur raste kur autoritetet kanë refuzuar kërkesa për shtetësi edhe të personave të moshës 70 e 80 vjeçare, me arsyetimin “I rrezikshëm për sigurinë e shtetit” (Refuzimi me këtë arsyetim nuk mund të ankimohet). Disa prej tyre kanë përjetuar fatin e Shefqet Ramukës dhe shtetësi maqedonase kanë marrë pas vdekjes. Shumica nuk e kanë pasur as këtë fat.
Në vazhdim ua sjellim tekstin e plotë të portalit almakos, të botuar rreth rastit të ndjerit Shefqet Ramuka, dhe deklaratat e familjarëve të tij.
Kohëve të fundit është duke ndodhur një gjë e çuditshme në shtetin e Maqedonisë, përveçse në Listat Zgjedhore që gjenden njerëzit e vdekur, tashmë ata kanë filluar të pranojnë edhe letra zyrtare nga organet përkatëse institucionale.
Portali Almakos ka siguruar një letër zyrtare që i është dërguar një personi të vdekur tash e pesë vite. Bëhet fjalë për të ndjerin Shefqet Ramuka, ndërsa për këtë Almakos ka kontaktuar djalin e tij, i cili e sqaron këtë gjë që i ka hutuar të gjithë familjarët.
“Postieri i lagjes sime më befasoj, ai më dha një letër zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, sektori për dokumente personale. Ftesa ishte për babain tim të ndjerë, Shefqet Ramuka i cili vdiq para 5 vitesh në moshën 70 vjeçare. Dy dekada me radhe aplikonte për neshtetësi duke i përmbushur të gjitha kushtet ai refuzohej vetem pse ishte shqiptar nga Kosova. Sot e kam nënën, vëllezërit, motrën, ende pa nështetesi. Unë e kuptoj frikën e disa njerëzve të politikes që mos të rriten dhe mos të dominojnë numerikisht shqiptarët, për të mos mbisunduar politikisht nesër. Por, nuk mund ta kuptoj injorancën dhe indiferencën e disa kokave shqiptare, që lejojnë të zhvillohet kjo metodë për nënshtetësi në demin tonë. T’i dërgosh ftesë një te vdekuri kjo ndodh vetëm në Maqedoni. Pse talleni edhe me shqiptarët e vdekur? Deri kur kështu?”, – pyet i revoltuar djali i të ndjerit Shefqet Ramuka, A. Ramuka.
EDITOR
11 years ago
next article
Dhuro një xhaketë për fëmijët në Siri (Video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago