“Kriza në Ukrainë vë në dukje standarde të dyfishta perëndimore,” ka thënë Vëllazëria Muslimane në një deklaratë.
Vëllazëria Muslimane e Egjiptit ka akuzuar qeveritë dhe politikanët perëndimor se po aplikojnë standarde të dyfishta në trajtimin e krizës politike në Egjipt dhe Ukrainë.
“Kriza në Ukrainë i vë në dukje standardet e dyfishta perëndimore,” ka thënë në një deklaratë Vëllazëria, një kopje e së cilës është marrë nga Agjencia Anadolu.
Mijëra protestues në Ukrainë për muaj të tërë kanë protestuar në kryeqytetin Kiev pasi presidenti Yanukovich hodhi poshtë një marrëveshje ekonomike me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve të ngushta me Moskën. Më shumë se 70 vetë u vranë në konfrontime të dhunshme midis policisë dhe protestuesve këtë javë.
Vëllazëria tha se qeveritë dhe politikanët perëndimor ishin të shpejtë në denoncimin e “krimeve të qeverisë” ndaj protestuesve në Ukrainë.
“Megjithatë, ata mbajnë parteneritetin e tyre me regjimin e grusht shtetit dhe vetëm shqiptojnë fjalët e dënimit të krimeve të kryera në Egjipt,” thuhet në deklaratë.
Egjipti është në trazira që kur ushtria hoqi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi./mesazhi/