Milani ndodhet në një periudhë të vështirë vitet e fundit, por sikur të mos mjaftonte kjo, nga Afrika mbërrin lajmi i zbritjes së kuqezinjëve nga froni i klubit më të titulluar në rang trofesh ndërkombëtarë.
Prej vitesh kjo ishte krenaria e Milanit, skuadrës së Berlusconi-t dhe zv.presidentit Galliani. Ky i fundit nuk e kapërdin dot që skuadra egjiptiane, Al Ahly t’i rrëmbejë krenarinë dhe sqaron se do t’i drejtohet FIFA-s për të kryer verifikimet e duhura.
“Trofeu intekontinenta Afrikë-Azi më duket disi ndryshe, ndryshe nga Kupa Interkontinentale e fituar nga Milani, ndaj do të kërkojmë një verifikim në FIFA. Por sido që të shkojë kjo cështje, ne mbetemi klubi europian me i titulluar në botë dhe këtë do ta shkruajmë në fanelë. Klubet e tjera europiane të dorëzohen, janë pas nesh”, deklaroi Galliani.
Skuadra egjiptiane Al Ahly ka fituar trofeun e 6 të Superkupës Afrikane, kundër tunizianëve të Sfaxien, me rezultatin 3-2. Ky trofe përbën suksesin e 19 ndërkombëtar në historinë e klubit afrikan, një më shumë se Milani dhe Boca Juniors, të cilët janë ndalur në kuotën e 18 trofeve të tillë.
Al Ahly, në historinë e tij, ka ngritur 6 trofe të Champions League CAF (Afrikane), 1 Kupë Interkontinentale Afrikano-Aziatike, 4 Kupa të Kupave të Afrikës dhe plot 6 Superkupa CAF (Afrikane). / Top Channel
EDITOR
11 years ago
previous article
Egjipt: VM akuzon Perëndimin për standarte të dyfishta
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago