Nëse keni menduar se si duket shtëpia e një zyrtari të lartë në një shtet të korruptuar, keni mundësinë të hyni brenda në vilën e ish- Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Viktor Pshonka.
Ai është arratisur nga vendi për t’i shpëtuar ndëshkimit, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti. Ukrainasit kanë hyrë në shtëpinë e tij në një fshat në periferi të Kievit.
Pasi hynë në shtëpinë e Janukoviç, tani ukrainasit kishin mundësinë të shohin se si duket shtëpia e ishkryeprokurorit.
Pavarësisht se është mobiluar shumë shtrenjtë, nuk është një vilë me shumë shije. Ndërkohë bien në sy sidomos portretet e shumta të vetë Pshonkës me gruan, por edhe me Janukovich